09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shëm se të dobishëm. Në çdo shoqëri dhe në çdo mjedis

ka njerëz që, kryesisht, vetëm dëgjojnë dhe disa shoqërive

dhe disa sistemeve ju duhen shumë njerëzit e tillë, të cilët

i reprodukojnë vetëvetiu. Një shoqërie, që ardhmërinë e

vet e bazon në forcat dhe iniciativat kreative të njeriut,

mediokritetet nuk mund t'i kontribuojnë. Ata bëhen të

dëmshëm pse krijojnë amulli, inercion, pasivitet. Të zhytur

në terrin e gjumit, të komoditetit individual dhe të vetëkënaqësisë,

ata krijojnë gjendje të përgjumshme kudo gjenden.

Mediokritetet e pasivizojnë mjedisin, në të cilin jetojnë

dhe punojnë për shkak se nuk mund ta freskojnë

me ide, mendime, iniciativa, gjeste, frymëzime, aksione,

propozime të reja dhe origjinale. Deshtën apo s'deshtën,

vetëdijshëm apo pavetëdijshëm, ata shndërrohën në armiq

të lëvizjes dhe të dialektikës së jetës. Duke mos qenë as

njerëz të meditacionit, as njerëz të aksionit, ata bëhen parazitë

të shoqërisë, të cilën kujdesen ta mjelin sa më mirë

dhe sa më gjatë. Kur shtohen mediokritetet, zakonisht,

fillojnë kompromiset, në plan të parë dalin interesat e

ngushta, banale, vdesin idealet e larta njerëzore dhe jeta

shoqërore bëhet si një brrakë e madhe në të cilën i kënaqin

qejfet e tyre këto krijesa sociale me aq shumë kërkesa e

e aq pak fluturime shpirti. Në qoftë se nuk janë vetë të

manipuluar prej llojeve të ndryshme të demagogëve të

shkathtë, atëherë mediokritetet bëhen vetë manipulues të

interesave shoqërore. Një shoqërie që e mendon të nesërmen

e popullit i duhen njerëz të aftë të mendojnë me kokë

të vet, njerëz që sjellin ide të reja, që i frymëzojnë dhe vejnë

në veprim të tjerët, që nxisin aksione. Të tillët edhe i kontribuojnë

më së shumti përparimit të shoqërisë. Për një popull

gjithsesi është më mirë që të ketë më tepër njerëz kreativë

në të gjitha fushat e aktivitetit: shkencor, artistik, ekonomik,

politik, qoftë edhe të shqetësuar, se sa të ketë mediokritete

të rehatshëm, llafazanë, mburravecë, e të tjerë.

Njerëzit e tillë, kreativë në fushën e aktivitetit së cilës ju

kanë kushtuar, i duhen veçmas një populli dhe një mjedisi,

siç është yni, për arësye se vetëm me njerëz të tillë krijohen

shembëlla pozitive dhe mobilizohen forcat që të tejkalohet

mbrapambeturia e trashëguar dhe të zihet hapi me popujt

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!