09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

objekt të cilin poetët e shikojnë prej këndësh dhe aspektesh

të ndryshme dhe, duke e shikuar, kështu, prej anësh të

ndryshme, e kthejnë në një lajtmotiv të krijimtarisë së tyre.

Dhe, zakonisht, poeti që nuk e ka fushën e interesimeve

shpirtërore dhe të frymëzimeve krijuese, vështirë se do të

krijojë profilin origjinal edhe pse origjinaliteti i poetit më

së shumti varet prej ndjeshmërisë, prej mënyrës sipas së

cilës e përcepton realitetin, prej ngjyrës dhe ritmit të shprehjes,

prej vulës që individualiteti i tij i ven materies prej së

cilës është frymëzuar. Ibrahim Kadriu është poet i ri dhe

obsesionet e tij, që janë realizuar artistikisht në përmbledhjen

e parë, Netët e Karadakut, janë ato të shumicës së poetëve

linkë prej të cilave ata më së pari nisen në rrugën e

tyre krijuese. Këto janë obsesionet më të shpeshta, më të

rëndomta dhe më së shumti të këngëtuara prej lirikëve të të

gjitha kohëve: dashuria ndaj femrës dhe dashuria ndaj

vendlindjes.

Duke u nisur prej përvojës djaloshare, prej vibracioneve

ndjenjore që ngjasin në thellësitë e shpirtit të tij, prej kujtimeve

që me xhelozi i ruan qenja e tij, Ibrahim Kadriu i

ka venë këto dy dashuri të tij të mëdha në xixën e frymëzimit

të vet dhe i ka përgëdhelur, i ka dashuruar gati në të gjitha

vjershat e kësaj përmbledhje. Ai nuk është frymëzuar prej

tyre me qëllim që të nxjerrë farë asociacionesh meditative,

as farë porosishë të rëndësishme etike dhe filosofike; ai

është nisur prej zemrës së vet dhe ka respektuar temperaturën

e saj. Sigurisht për këtë shkak ai ka mundur të na

rrëfehet diku nga fillimi se „po flas me gjuhën e zemrës",

se dëshiroj t'ua fal tëra ndjenjat këtyre dy motiveve të mëdha

e të shpeshta të letërsisë sonë. Me ndryshim prej shumicës

së poetëve të brezit të Ibrahim Kadriut që aq shumë

— dhe aq me të drejtë — kanë zënë ta duan këngën e meditimeve

filosofike, aq sa edhe këngën e meditimeve mbi

fatin e popullit tonë dhe rrugën e tij të mundimshme historike,

atij i pëlqen haptazi ta shfaqë atë zjarrin që e djeg

përbrenda, atë ndjenjë të sinqertë dhe të përkushtuar që ja

nxisin dashuritë e mëdha ndaj femrës dhe ndaj vendlindjes.

Ndonëse prej fillimit dhe deri në fund të përmbledhjes ka

folur me gjuhën e zemrës dhe ia ka çelur të gjithë ventilat

9* 131

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!