09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pesha meditative e vargjeve të Musa Ramadanit, e

sendërtuar me një shprehje, shpesh, të rëndë, mund t'i

duket dikujt pozë e një poeti fillestar, i cili bën çmos që t'i

befasojë lexuesit me „thellësitë" e veta filosofike: pozë, që

është shumë më tepër rezultat i kontakteve me poetët e

ndryshëm modernë se sa e përjetimeve dhe përvojës personale

origjinale. Një dyshim të tillë mund ta shtojnë aq më

parë dhe aq më tepër termat e ndryshme filosofike dhe

shkencore që janë mbjellë nëpër faqet e ndryshme të përmbledhjes

Mëkatet e Adamit. Të tilla do të ishin shprehjet

pakuptimsia, pamundësia, amshimi, paskajsia, pakohësia,

relativiteti, e të tjera. Dhe, mund të thuhet, se me anën e

këtyre termave, që u përkasin sistemeve të ndryshme filosofike

prej racionalizmit sokratian e gjer tek ekzistencializmi

sartrian, e ka vështirë të krijojë ndonjë kuptim të njëmendtë

apo ndonjë ndjenjë të sinqertë, një poet pa kulturë

filosofike siç është Musa Ramadani dhe siç janë akoma

pjesa dërmuese e poetëve dhe shkrimtarët tanë. Për më

tepër, mund të thuhet se përmes këtyre termave nuk mund

të njihet poetikisht realiteti, prandaj as të shfaqet ndonjë

sensibilitet si më suptil lirik. Nuk ka fije dyshimi se në

frymëzimet e Musa Ramadanit mund të vërehen fare lehtë

gjurmat e literaturës së lexuar, po askund nuk mund të vërehet

poza, shprehja artificiale, prandaj edhe është plotësisht

e drejtë të pohohet se të gjitha gjurmat e ndikimit janë

shkrirë nën presionin e kulturës, përvojës dhe fuqisë së tij

të shprehjes. Musa Ramadani është i aftë që të bluajë ndikimin,

që ta bëjë pronë të veten çdo ide, që ta filtrojë nëpër

ndjeshmërinë e vet çdo temë apo motiv të trajtuar në poezinë

e tij. Ai është poet që mund t'i shndërrojë të gjitha këto

meditime në një përvojë dhe përjetim të vetin subjektiv

dhe për këtë shkak edhe përmbledhja e tij të bën ashtu

përshtypjen e një tërësie, një organizmi të plotë që është

përkundur në djepin e imagjinatës dhe të ndjenjës së tij.

Po kjo nuk domethënë se në përmbledhjen e tij nuk ka vargje

të zbrazëta, ashtu sikundër mund të thuhet se pas vargjeve

të tij në shikim të parë sterile dhe të ftohta fshihet një

kuptim i plotë dhe një reagim i fuqishëm emocional, siç

është rasti me këtë strofë, në të cilin kategoria e pësimit

89

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!