09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ie fjala, tregimi sipas së cilit e ka marrë emrin tërë përmbledhja,

Një ndodhi në plazh, mandej tregimi Djegia e

maskave dhe Faraonë dhe. . . firaunë.

Prirja satirike dhe humoristike është një virtyt i rrallë,

dhe, si virtyt i rrallë, është aq më i çmuar tek një krijues

artistik. Filosofi dhe esteti, Nikollaj Hartman, me të drejtë

ka thënë në Estctikën e tij: „Vrojtimi humoristik është një

prirje specifike të cilën nuk e ka gjithkush dhe me të cilën,

ndoshta, duhet lindur si edhe me prirjen e vërtetë artistike".

Në qoftë se këtë çështje e shikojmë historikisht do të vërejmë

se prirjen humoristike e gjejmë shpesh edhe tek shkrimtarët

më të mëdhenj, të cilët kanë qenë të dhuruar me prirje

të gjithanshme. Përpos humoristëve të shquar të letërsisë

botërore sikundër janë Aristofani, Menandri, Terenci,

Goldoni, Pjer dë Marivo, Nikolaj Yasileviç Gogoli, Molieri,

Anatol Fransi, Prosper Merime, Mark Tveni, Luigji Pirandelo

dhe Karel Çapeku, me krijimtarinë humoristike janë

marrë edhe disa prej krijuesve më të mëdhenj botërorë.

Humori i përshkon tregimet, por edhe romanin Don Kishoti

të krijuesit të madh të renesansës spanjolle, Servantesit;

Shekspiri i ka dhënë shprehje gjenialitetit të vet në

fushën e tragjedisë por, njëkohësisht, edhe të komedisë;

filosofi cinik, Volter, ndërkaq, nuk ka mundur t'i thotë tri

fjalë serioze pa ua venë prapa të katërtën humoristike.

Megjithëse mund ta dinë se me krijimtarinë humoristike

janë marrë edhe shkrimtarët e mëdhenj, një numër jo

i vogël njerëzish dhe studjuesish të letërsisë nuk janë të

disponuar të çmojnë sa duhet as humoristët e përditshëm e

as humoristët krijues. Aspekti humoristik i vrojtimit të

realitetit dhe të jetës u duket atyre si një aspekt i lehtë dhe

joserioz vrojtimi, si një optimizëm naiv, që nuk i përgjigjet

seriozitetit gati tragjik të jetës, në të cilën është shumë më i

madh numri i individëve që u shembëllejnë tigrave dhe dhelpërave

se sa i atyre të tjerëve që mund t'u shembëllejnë engjujve

ose, le të jetë, majmunave joseriozë. Njerëzit e tillë,

alergjikë ndaj humorit dhe veprave humoristike, zakonisht

janë ithtarë të ndjenjave të forta, të ashpra, të mendimeve

serioze, të vërtetave të thella, ashtu sikundër janë ithtarë

të viskit dhe të konjakut 40°, por jo edhe të lëngut të fru-

164

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!