09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

një njeri pasiv, por një njeri aktiv, të pajisur me ndjenjat

e butësisë, të mirësisë, mëshirës, simpatisë dhe të solidarësisë

njerëzore. Ai e ka dëshiruar një njeri që e di përse vepron,

që do të jetë i liruar prej pasioneve të errëta dhe të pakontrolluara,

të cilat i sjellin fatkeqësi të mëdha si individit

ashtu dhe shoqërisë. Ai është përpjekur për edukimin e një

njeriu emotiv, i cili do të udhëhiqej prej arësyes së shëndoshë

dhe këtë njeri e ka dëshiruar jo vetëm për momentin e vet,

por edhe për ardhmërinë. Naim Frashëri e ka pregatitur

një kulturë racionale të shqiptarëve, megjithëse ka qenë

shkrimtar romantik. Si në pikëpamje të aspektit prej të

cilit e ka shpjeguar jetën, natyrën dhe shoqërinë, ashtu

edhe në pikëpamje të moralit të predikuar, ai shpeshherë

nuk ja ka qëlluar, por ato janë gabime sa të idealizmit të

filosofisë pozitiviste të shekullit XIX, aqë edhe të tijat,

që kanë qenë të kushtëzuara edhe prej zhvillimit të përgjithshëm

të kulturës sonë. Gabimi, në fund, është përcjellës

i përhershëm i progresit njerëzor.

Përse Naim Frashëri i ka vënë një theks aqë të fortë

edukimit moral të njeriut?

Ai e ka njohur mirë popullin e vet dhe e ka ditur se,

përpos së keqes më të madhe — robërisë, ai duron edhe

shumë të këqia të tjera, që shqiptarët i shkaktonin shoqishoqit.

Ligjëratat e tij morale në shumë raste janë të drejtuara

kundër këtyre të këqiave dhe ne sot mund të jemi të bindur

se ato nuk kanë qenë të kota. Shkrimet e tij jo vetëm se

janë lexuar, por, të shumtën e herave, janc ditur dhe përmendësh

prej lexuesve. Madje edhe individët e devotshëm i kanë

mbajtur nën kokë këto shkrime krahas Kur'anit dhe Ungjillit

dhe janë luhatur a t'u besojnë më shumë librave të

shenjtë apo librave të Naim Frashërit. Jo një numër i vogël

shqiptarësh kanë mësuar shkrim-këndimin vetëm që të

mbërrijnë të lexojnë veprat e tij. Disa prej tye, qoftë prej

atdheut, qoftë prej kolonive shqiptare në botën e huaj

(Bukuresht, Sofje, Kairo) kanë shkuar në Stamboll për të

parë Mesinë e tyre, Naim Frashërin, prej të cilit, si thuhet

në shënimet që ka lënë ndonjëri prej tyre, janë kthyer të

rilindur shpirtërisht dhe moralisht.

247

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!