09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

letërsisë shqipe dhe asaj botërore i çohen flokët e kokës,

në qoftë se nuk i kanë rënë, kërkojnë argumentime konsekuente,

analiza të hollësishme të veprës së Migjenit e,

mandej, edhe krahasime konkrete me veprat e shkrimtarëve

që shënojnë nivelin e letërsisë së përbotshme. Ismail Kadare

sikur harron se letërsia shqipe jo vetëm në kohën e

Migjenit po as sot nuk e ka arritur jo vetëm nivelin e

letërsisë së përbotshme të cilin e kanë caktuar Eskili,

Dante, Servantesi, Shekspiri dhe Gëte, po as mesataren

e saj dhe, madje, as nivelin e letërsive ballkanike. Dhe

mesataren, e aq më pak, nivelin e këtyre letërsive nuk

e ka arritur jo pse nënat shqiptare nuk kanë lindur gjeni

krijues, por pse këta gjeni të nënave shqiptare kanë pa~

sur një fat të zi historik gjer në kohën më të rë, se në

vend të pendës shpesh janë detyruar të mbajnë pushkën,

se në vend për letërsinë, artet, shkencën, janë shtrënguar

të mendojnë për bukën e gojës, se në vend

të shkruajnë si artistë apo shkencëtarë, janë shtrënguar

të shkruajnë si publicistë: të bëjnë propagandë kombëtare,

shoqërore apo ideologjike. Dhe, hajde tani, t'i

krahasojmë dyzet faqet e poezisë së Migjenit me poezinë e

Dantes, Shekspirit, Gëtes apo të Bodlerit, Majakovskit,

Lorkës, Rafael Albertit, Tomas Eliotit, e të tjerëve; dhe,

hajde tani, t'i krahasojmë gjashtëdhjetë faqet e prozës së

Migjenit me prozën e Servantesit, Tolstojt, Dostojevskit,

Balzakut, apo të Viljem Tekerit, Golsuorthit, Marsel

Prustit, Maksim Gorkit, Andre Zhidit, Uiliem Foknerit,

Aldos Hakslit, Ernest Hemigueit, Tomas Manit, Haldor

Laksnesit, Kazancakisit, Alber Kamysë, Zhan-Pol Sartrit,

disa prej të cilëve ishin edhe bashkëkohës të tij. Hajde, tani,

të krahasojmë skicat dhe tregimet ekspresioniste të Migjenit

vetëm me tregimet e Çehovit, Mopasanit, Luigji Pirandelos,

dhe O. Henriut! Nuk krahasohen dot kurrsesi. Migjeni ynë

i paharruar, Migjeni ynë i dashur, Migjeni ynë i talentuar,

Migjeni ynë vizionar, Migjeni ynë tragjik, Migjeni ynë përparimtar,

Migjeni ynë i madh as me vëllimin e problemeve

të trajtuara, as me intensitetin artistik të trajtimit të tyre

nuk krahasohet dot me ta dhe, po të bëhej një krahasim i

këtillë para tij, sa ishte gjallë, ashtu çfarë ishte modest dhe i

230

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!