09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

BREDHJE RINORE

Është e sigurtë se ne shqiptarët nuk kemi pasur kurrë

më tepër vjershëtorë dhe vargënues se në këto ditët tona

të përshkuara edhe prej përpjekjesh të shquara letrare po

edhe prej një prodhimi shpesh jo aqë kualitativ letrar.

Kur e shikon prodhimtarinë letrare dhe bën krahasimin e

veprave të botuara në poezi dhe të atyre në prozë nxjerr

përfundimin e padëshiruar se ndjenjat tona disi ia kanë

zënë frymën mendjes sonë. Pa marrë parasysh se sa është

kjo koha jonë një kohë aqë e përshtatshme për një prodhim

ashtu të madh në vargje, se sa është kohë e përshtatshme

për një ndjenjë aqë të zgjuar lirike, ne kemi gjithnjë e më

shumë shkrimtarë të cilët e shohin të nevojshme t'i përjetësojnë

në vargje hallet dhe gëzimet e veta më shpesh se

hallet dhe gëzimet e shoqërisë. Është pakëz e papritur që

në këtë shekull të progresit dhe prioritetit të pamohuar

të shkencës, teknikës dhe gjykimit intelektual, shkrimtarët

e shohin të nevojshme dhe të arësyeshme t'i drejtohen aqë

shpesh vetëm ndjenjës në vend se ndjenjës bashkë me arësyen

dhe intelektin njerëzor.

Ndoshta vetëm edhe në kohën e Rilindjes sonë kombëtare

— në kohën që i pararendte fitimit të pavarësisë,

dhe në dy dhetëvjetëshat e pastajmë kemi pasur kaq

shumë vjershëtorë si tani. Po, megjithatë, siç kanë dalë

8 Panteoni i rralluar 113

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!