09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe kulturor, por se është, me vlerën artistike që ka, e gjallë,

kuptimplote dhe aktuale edhe sot e gjithë ditën. Të gjithë

ata që kanë shkruar për Naimin, pavarësisht se nga cili

aspekt i janë qasur, janë pajtuar në përfundimin se ai është

njëri prej krijuesve më të mëdhenj shqiptarë, në radhë të

parë për shkak se është kaq i gjithanshëm, ndonëse në

ndonjë fushë krijimtarie më i madh se në ndonjë tjetër.

Duke u dhënë vepra e Naim Frashërit një voli të tillë, secili

prej tyre i ka vënë portretit të tij edhe vulën e interesimit të

vet. Fati i veprës dhe i shëmbëlltyrës së tij në mendimin

tonë hulumtues ka dëshmuar mendimin e shkrimtarit të

njohur francez, Andre Zhid, i cili në një ligjëratë mbi Dostojevskin

ka thënë „Pavarësisht se sa mund t'i shëmbëllejë

një portret modelit, ai gjithmonë e mban edhe vulën e piktorit,

dhe e mban, ndoshta po aqë sa edhe të vetë modelit.

Më i bukuri është ai model që lejon shëmbëllesat më të

ndryshme dhe ofron mundësinë për një numër sa më të

madh portretesh". Edhe mbas të gjitha atyre portreteve që

i janë bërë Naim Frashërit prej studjuesve të ndryshëm,

unë e kam quajtur të arësyeshme me këtë rast vetëm të

provoj të shtroj disa argumente në favor të mendimit se

me të vërtetë kemi arësye ta konsiderojmë atë njërin nga

krijuesit tanë më të rëndësishëm. Dëshiroj t'ju përkujtoj

në fillim se shkalla e zhvillimit letrar, kulturor dhe përgjithësisht

intelektual të shqiptarëve të sotëm në njëfarë

mënyre është e mbërrijtur edhe në saje të nxitjeve frytdhënëse

që i janë bërë në një kohë prej krijimtarisë së Naim

Frashërit. Kontributi që i ka dhënë ai zhvillimit kulturor

të shqiptarëve nuk është shprehur vetëm në një plan, ashtu

sikundër nuk mund të themi se një krijues mund të jetë

vërtet i rëndësishëm në qoftë se ndikimi i tij s'realizohet

në më tepër se një plan të jetës kombëtare. Ndikimi i krijuesve

të mëdhenj, pavarësisht prej kohës në të cilën veprojnë

ata, zakonisht është i shumanshëm dhe kap plane të ndryshme

të jetës së një shoqërie.

Zotëron, pra, pajtimi se në letërsinë shqipe dhe në

kulturën shqiptare, vepra e Naim Frashërit është shumëfish

e rëndësishme, por këtë rëndësi, do të mund të thuhej

se e provojnë tre faktorë kryesorë: e para, aspekti i ri i

242

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!