09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

letrare apo i nënështrohen thjesht kotësisë dhe apatisë,

është gjithnjë e më i madh. S'ka dyshim se ky është një

fenomen që nuk e kanë njohur shekujt e shkuar, me përjashtim

të shekullit të nëntëmbëdhjetë apo, thënë më drejt,

nuk e kanë njohur as përafërsisht në këtë masë, në të cilën

e njeh shekulli ynë. Do të mund të provohej se dukuria në

fjalë është shfaqur në një formë më të ashpër pikërisht në

fillimet e shekullit të shkuar dhe, sipas të gjitha gjasave,

është pasojë e forcimit të marrëdhënjeve kapitaliste në

shoqëri. Përse pikërisht në këtë shekull shkrimtari zëron

të humb shpesh iluzionet e veta mbi krijimtarinë? Sigurisht

për shkak se nis të humb edhe iluzionet në sistemin shoqëror,

të tëhuajet prej shoqërisë dhe institucioneve politikoshoqërore

duke ngarkuar mbi vet mosdurimin e tyre më

të madh. Në veprën e tij të njohur Teoritë e tepricës së vlerës,

Karl Marksi e ka konstatuar dukurinë në fjalë kur ka thënë

se „Prodhimtaria kapitaliste, për shembëll, është armik i

disa degëve të prodhimtarisë shpirtërore, sikundër janë

arti dhe poezia". Në një formë posaçërisht të ashpër në

shekullin e nëntëmbëdbjetë fillon konflikti, që vjen gjithnjë

e më tepër duke u thelluar, ndërmjet krijuesve, në njërën

dhe përfaqësuesve të atyre institucioneve politiko-shoqërore,

në anën tjetër. Procesi i filluar në atë kohë, thuaja se,

vazhdon edhe sot e gjithë ditën.

Sigurisht janë disa motive të rëndësishme dhe të pakalueshme

përse shkrimtarët tjetërsohen prej krijimtarisë

dhe motivet e këtyre, t'i quajmë ashtu, vetëvrasjeve shpir

tërore të shkrimtarëve mund të jenë pakashumë të ndryshme

në vendet e ndryshme dhe në shoqëritë me sisteme të

ndryshme. Në shtetet kapitaliste, fjala vjen, është e kuptueshme

që shkrimtari të tëhuajet prej misionit të vet për

disa arësye, që nuk mund të jenë të njëjta me arësyet për të

cilat tëhuajet prej krijimtarisë shkrimtari në vendet socialiste.

Në rastin e parë ai shkruan çka të dëshirojë dhe si të dëshirojë,

por s'ja merr kush seriozisht fjalën; në rastin e dytë,

më së shpeshti, ai shkruan ashtu siç kërkojnë prej tij të

shkruajë dhe mund t'i kushtojë shtrenjtë në qoftë se shkruan

ndryshe. Sidoqoftë, mund të supozohet se të gjithë shkrimtarët

e të gjitha vendeve ndonjëherë i kanë disa motive te

58

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!