09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gjasën që të kapin simbolikën dhe asociacionet e saj të shumëllojshme.

E pikërisht kësaj vepre duhet dëshiruar sa më

shumë lexues, sidomos nga radhët e atyre individëve që,

si do të thonte autori, nuk mund të shohin sa duhet dhe si

duhet „mbas kodrës së pilafit" që kanë përpara. Po, pavarësisht

pse mund të mos e dojë veprën e Anton Pashkut,

njeriu në asnjë moment nuk mund të mos ketë respekt

ndaj përpjekjeve krijuese të këtij shkrimtari me një imagjinatë

çuditërisht aktive, me një vetëdije krijuese çfarë,

po thuaj, nuk mund ta hasim shpesh në letërsinë tonë bashkëkohëse

dhe me një guxim të pakrahasuar provues. Ai hyn

në familjen e vogël të shkrimtarëve të çmuar, që s'mund

t'i rezistojnë kureshtjes për të ecur qoftë edhe skajeve, por

krijuesit që kanë kurajon të ecin skajit shpesh i shohin më

qartë, më në hollësi disa gjëra, që nuk mund t'i shohin aq

qartë ata që ecin rrugëve të çelura. Si e tillë, metoda e tij

krijuese ka kufizimet, por edhe mundësitë e veta. Me kufizimet

ajo shprehet në vetë krijimtarinë e Anton Pashkut

dhe këto kufizime nuk mund të injorohen në asnjë çast.

Shkrimet e tij, për shkak të eliptizmit të tyre, pezullojnë

vazhdimisht në kufirin e rrezikut që të mos i kuptojë kush,

prandaj as mos t'i lexojë. E vepra letrare që mbetet jokomunikative

në momentin e daljes, megjithë gjasat që të jetë më

e afërt për breznitë e mëvonshme, s'e ka as ardhmërinë e

sigurtë. Ajo nuk mund të jetë kurrë estetikisht aktive si

veprat që janë më komunikative dhe një mësim të këtillë

Anton Pashku është dashur ta marrë, më në fund, edhe

prej dramës Sinkopa. Me mundësitë e saj, ndërkaq, metoda

e tij krijuese e pasuron përvojën e përgjithshme të letërsisë

shqipe.

182

1971

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!