09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

MONOTONIA E THJESHTËSISË

Njerezit që kanë prirje për shaka dhe humor zakonisht

janë nga natyra optimistë. Ata qeshin shpesh pse janë ashtu

optimistë dhe janë optimistë pse mund të qeshin. Rifat

Kukaj është njëri prej shkrimtarëve tanë që mjaft shpesh

qeshën si në jetë ashtu edhe në veprat letrare, ndonëse më

shpesh në jetë se sa në veprat. Në jetën e përditshme ai mahitet

shpesh në adresë të shokëve, kolegëve, grave dhe burrave

dhe të gjithë ata ndjejnë simpati ndaj shakave të tij

të sinqerta dhe padjallëzore. Atë prirjen e tij prej humoristi

dhe atë optimizmin jetësor, Rifat Kukaj i ka sjellë edhe në

letërsinë tonë në kohën kur numri i shkrimtarëve që ishin

të disponuar ta shikonin jetën me buzë në gaz ishte tejet i

vogël në Kosovë. Është plotësisht e natyrshme që një krijues

me natyrë të tillë t'ia fillojë më së pari të mirret me shkrime

për më të vegjlit. Fëmijët kërkojnë një letërsi argëtuese dhe

edukative; ata duan mendime të lehta dhe të qarta, ndjenja

të kthjellta dhe optimiste. Duke qenë prore plot gaz dhe

hare ata dhe e kërkojnë një letërsi të hareshme, përmes së

cilës do t'i kënaqin ëndërrimet e tyre të shpeshta dhe aq

shpesh të parealizueshme. Tani disa vite Rifat Kukaj i

plotëson me vjershat dhe prozat e veta këto kërkesa të tyre

me një sukses të dalluar ndër shkrimtarët tonë të fëmijëvet.

Prej letërsisë për fëmijë Rifat Kukaj ka kaluar më

vonë në letërsinë për të rriturit, por duke mos hequr kurrë

143

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!