09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e ngushtë të ndjenjave, mendimeve dhe të reagimeve shpirtërore

të njeriut në veprën e tij. Njeriu i Anton Pashkut

është si një mi, në të cilin bëhen eksperimente të caktuara

për qëllime të caktuara. Kjo domethënë se të gjitha veprimet,

mendimet, reagimet, emocionet e njeriut dhe të

gjitha lidhjet e tij me shoqërinë ai ua nënështron kallupeve të

veta letrare; në veprën e tij jeta u bindet normave formale

letrare në një mënyrë disi të dhunuar. Është i kuptueshëm,

prandaj, pohimi paradoksal se edhe vepra e tij i nënshtrohet

një tendence, por me ndryshim prej veprave që i nënështrohen

tendencës politike, ajo i nënështrohet tendencës

estetizante, formaliste. Nuk mund të jetë njeriu në asnjë

rast indiferent ndaj pasurisë imagjinative të prozës së Anton

Pashkut, por nuk mund të jetë, gjithashtu, indiferent as

ndaj përpjekjeve të tij që të jetë sa më eliptik, sa më i mbyllur,

sa më hermetik. Dhe, kjo tendencë ka ardhur gjithnjë

e më dukshëm duke u shprehur dhe forcuar në krijimtarinë

e tij; gjersa në tregimet e përmbledhjeve të para Tregime,

Nji pjesë e lindjes dhe Kulla ishte më i drejtpërdrejtë, në

dramën Sinkopa dhe në veprën Oh, shprehja e tij është

bërë edhe më eliptike, më e pakapshme. Në qoftë se vepra

si tërësi i nënështrohet kërkesës që të jetë sa më eliptike,

është e kuptueshme që edhe fjalia t'i nënështrohet një kërkese

të tillë. Fjalia e Anton Pashkut është, po thuaj, e studjuar

në pikëpamje të strukturës figurative dhe ritmike

dhe me anën e saj ai i kondenzon mendimet dhe ndjenjat.

Ashtu sikundër i tregon filmi i ngadalësuar të gjitha cilësitë

vizuele të objektit të fotografuar, po ashtu, fjalia e

Anton Pashkut i fotografon mendimet dhe ndjenjat e personazheve

prej aspektesh të ndryshme. Duke përsëritur

kur një frazë të tërë të fjalisë, kur vetëm të njëjtën fjalë

brenda të njëjtës fjali ai arrin ta thellojë përmbajtjen. Me

ndryshim prej shprehjes së Xhems Xhojsit, për shembëll,

fjalitë e të cilit herat më të shpeshta janë asociativisht të

dezintegruara për shkak se asociacionet brenda të njëjtës

fjali janë të lidhura me objekte të ndryshme, asociacionet e

të njëjtës fjali të Anton Pashkut janë të integruara për

shkak se nuk i shmangen të njëjtit objekt. Kjo domethënë

se fjalia e tij në relacion me realitetin është plotësisht re-

180

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!