09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

është poet të cilin e tërheq në radhë të parë bukuria e natyrës,

prandaj ngado shkon, si në vendlindje, ashtu edhe

në shpatijet e Gorenjskës, ai e percepton më së pari bukurinë

e saj. Fauna dhe flora e tërheqin interesimin e tij dhe e

gozhdojnë për vete shikimin e tij. Edhe pse e shikon natyrën

me sytë e dashnorit, ai nuk shkruan vargje thjesht deskriptive.

Ashtu si në vjershën e lezeçme Liqeni, edhe shumë

impresione të tij nga vrojtimet e natyrës, rëndom, përfundojnë

me një refleks të caktuar emocional dhe kuptimor:

Hana nxuer vetullën e artë

Mbi bredhat krushq-memecë

Vashës ja veshi fustanin e epshit

Gjijt — puthën andrrat e vetmisë . . .

Janë, gjithashtu, interesante edhe nuancat që i vëren ai në

shoqërinë bashkëkohore, në sjelljet dhe mendimet e njerëzve.

Si poet i ndjenjës së butë dhe i shprehjes së matur,

Rifat Kukaj i sheh më shumë nuancat se sa ndryshimet e

prera, dhe ky është një element tjetër që e dëshmon prirjen

e tij që të mos dalë në skajet e ndjenjës, mendimit apo të

shprehjes. Edhe në këtë mes, ndërkaq, vjen në shprehje ai

afiniteti i tij që ta shohë sipërfaqen, si, për shembëll, në vjershën

Vendlindja:

Nadjeve ndo'i hoxhë i mykun

Tue krue mjekrrën pëshpëritë

Me psherëtimë emnin e profetit. . .

Nadjeve profesori lidh kravatën

Dhe niset kah kopshti

Me bilbila të shkruem

Që cicërojnë emnin e Leninit . . .

Vjershat çfarë janë Liqeni, Plazha e vetmueme, Vendlindja,

Rrëfimi dhe Nga Gorenjska janë vjershat më të mira të kësaj

përmbledhje pikërisht pse në to është manifestuar ajo prirja

e Rifat Kukajt që t'i shprehë lehtë e spontanisht përjetimet

dhe vrojtimet e veta optimiste. Këtu do të hynte edhe njëra

prej vjershave më të bukura të përmbledhjes, Voglushi në

148

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!