09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gjithmone e ndriçuar: ditën prej rrezeve të ngrohta të diellit,

e natën prej rrezeve të bukura të poçave të neonit.

Në përmbledhjen Ujvarë' malli vjershat më të dobëta

janë pikërisht ato me të cilat Rifat Kukaj e ka „tradhëtuar"

qenësinë e veprës së vet të gjertanishme. Në poezitë e këtilla

ai nuk është në gjendje të gjejë ngjyrën më të mirë të

disponimit, por as formën më të përshtatshme të shprehjes.

Ai është i ri, origjinal, i papërsëritur dhe plotësisht në terenin

e vet vetëm kur frymëzohet prej gëzimeve jetësore dhe

vjershat e tij më të bukura janë ato të gëzimeve jetësore.

Në këtë përmbledhje ai ka futur një temë të pikëllueshme:

temën e mërgimtarit, të cilën aq shumë e kanë shfrytëzuar

poetët tonë të Rilindjes kombëtare dhe të paraluftës. Rifat

Kukaj ka provuar, kështu, të trajtojë një temë të vjetër por

të shfaqur në kohë të re dhe në kushte të reja, me shkaqe,

pasoja e dhembje të reja, dhe, të them sinqerisht, nuk ka

pasur sukses. Merita e tij më e madhe është pse e ka nxitur

dhe vënë para interesimit të shkrimtarëve një problematikë

të tillë, së cilës mund t'i kushtohet kujdes më i madh. Në

ciklin e vjershave Psherëtime anadolli kjo temë është trajtuar

me të njëjtit tinguj dhe me të njëjtin mall, me të cilin

e kanë trajtuar edhe shkrimtarët e letërsisë sonë të Rilindjes

kombëtare. Rifat Kukaj nuk ka mundur të çlirohet as prej

ndjenjës së tyre melankolike dhe sentimentale, po as prej

formës së tyre tradicionale poetike. Edhe mërgimtarët e tij

e përjetojnë fatin e vet, pothuaj, në të njëjtën mënyrë sikurse

edhe të shpërngulurit e para disa deceniesh apo shekujsh.

Ata i mundon malli ndaj vendlindjes, ndaj natyrës së saj

të bukur, ndaj zakoneve të bukura patriarkale të vëllezërve

të tyre dhe këtë mall të vetin e miklojnë në kujtesë pa pushuar.

Lektisjen e tyre disi të zbutur, aspak tragjike, e shuajnë

hove-hove me lajmet që ua sjellin zogjtë e ndryshëm, si bilbilat,

për shembëll, ashtu siç e kanë shuar Luigj Gurakuqi,

Ndre Mjeda dhe Filip Shiroka me lajmet e mira që ua kanë

sjellë dallëndyshet dhe lejlekët. Kështu, për shembëll, Rifat

Kukaj shkruan në stilin e sentimentalizmit të tejkaluar të

Rilindjes në vjershën e nëntë të ciklit Psherëtime anadolli:

10 Panteoni i rralluar 145

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!