09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

intime, subjektive, por e ka çelur zemrën edhe ndaj problemeve

të ndryshme jetësore që janë shfaqur dhe shfaqen në

realitetin tonë. Edhe pse nuk e ka shumë të gjerë rrethin e

motiveve të frymëzimit, kryesore është se Adem Zejnullahu

e sheh edhe botën e jashtme e jo vetëm botën e zemrës së

vet. Për këtë shkak lirika e tij realizohet kur në planin subjektiv,

e kur në planin objektiv dhe i shpreh të dy format e

disponimit: harenë e gëzimin rinor, por edhe dhembjen e

lehtë që në këtë mes është njëfarë peshe intelektuale e vargjeve

të tij. Për poezinë e Adem Zejnullahut mund të thuhet

ashtu siç thotë ai pak naivisht për zemrën njerëzore në

vjershën e disponimit romantik me titull Zemra:

Herë buzëqesh si lulja e majit

Herë rënkon në jone të vajit.

Ngazëllimin rinor dhe optimizmin jetësor ai e ka motivuar

nëpër pjesën më të madhe të vjershave të kësaj përmbledhje

me ndryshimet e shquara pozitive që janë bërë

në jetën e popullit të tij. Duke qenë vargje të një rilindje

jetësore është e kuptueshme pse nëpër këtë pjesë vjershash

më së shpeshti përsëriten fjalët rreze, lule, diell, rini, e të

tjera. Me drita të çelura e ka këngëtuar Adem Zejnullahu

edhe vendlindjen e vet, e cila në kujtesë i lajmërohet si një

kopsht i bukur prej të cilit ka marrë me vete mbresa të paharruara

përnga pesha e tyre. Një ngjyrë tjetër të disponimit

kanë poezitë në të cilat ai zhvillon njëfarë dialogu intim me

të kaluarën. Në raste të këtilla ai kthehet më i mrrolur, më

serioz dhe vargjet e tij e shprehin përvojën e një poeti i cili

të duket se e ka shijuar jetën në shumë aspekte të saj. Kur

e ven historinë para gjyqit të vet poetik, ai, si edhe shumica

e poetëve tanë të tjerë, mund të thotë me ndjenjën e dhembjes

se:

138

Kjo tokë kishte erë lule gjaku

Dhe rrugë të thella humnere;

(Kjo tokë)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!