09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

etik; prej aspektit psikologjik; prej aspektit politik; prej

aspektit sociologjik, e të tjera, kurse secili aspekt mund të

jetë interesant, apo jo varësisht prej vetë natyrës së heshtjes

dhe kontekstit të saj. Në njërën anë kjo domethënë se heshtja

ka filosofinë, estetikën, etikën, psikologjinë, sociologjinë

dhe politikën e vet; në anën tjetër, kjo domethënë se

ka forma të ndryshme të heshtjes, që poaq sa janë të kushtëzuara

prej kontekstit konkret shoqëror poaq janë të

kushtëzuara edhe prej motivesh konkrete individuale. Po

të bëhej njëfarë sinteze e formave të heshtjes, dhe të shikoheshin

ato në relacionin me botën e jashtme, opinionin,

atëherë do të mund të thuhej se janë tri forma kryesore

të heshtjes:

— heshtja si gjest filosofik,

— heshtja si pozë intelektuale, dhe

— heshtja utilitare.

Një formë, dikur e njohur dhe prej opinionit e respektuar

e heshtjes, është e ashtuquajtura heshtje si gjest filosofik.

Për këtë formë të heshtjes nuk janë të aftë të gjithë

njerëzit për arësyen e thjeshtë se të gjithë njerëzit nuk mund

të jenë filosofë, ose, thënë më drejt, për këtë formë të heshtjes

janë të aftë njerëzit me prirje të rralla jo vetëm intelektuale,

por edhe morale. Një prej shembëllave tipike të

krijuesit që hesht për arësye filosofike, domethënë si mendimtar,

është filosofi i njohur grek Diogjeni. Bashkëkohasit

e tij kanë lënë shënime se ky filosof i rrallë ishte mbyllur në

një tinar, që i mjaftonte trupit të tij, dhe me këtë gjest të

çuditshëm donte ta manifestonte edhe botëkuptimin e vet.

Flitet se si me një rast Aleksandri i Maqedonisë, pasi kishte

dëgjuar për këtë gjest të çuditshëm, e kishte vizituar filosofin

plak, që bënte një jetë ashtu asketike dhe e kishte

pyetur se çfarë të mire do të donte t'i bënte. Diogjeni ju

kishte përgjegjur fare shkurt, dhe fare filosofikisht: „Mos

ma zë diellin!" Nuk besoj se mund të gjenden shumë njerëz,

qoftë as krijues dhe filosofë, që zemërlehtë do të hiqnin

dorë prej një mirësie, që do t'ua bënte një personalitet i

tillë si Aleksandri i Maqedonisë. Diogjeni ishte mbyllur

në tinar si filosof, me qëllim që pikëpamjet e tij stoike t'i

dëshmonte edhe në një mënyrë të tillë konkrete. Domethënë

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!