09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

teristikat etnike të një populli, në këtë mes të ne shqiptarëve,

janë një entitet i brendshëm dhe i përhershëm. Tensioni

moral dhe fizik — është vështirë të mësohet se ç'nënkupton

autori me frazën tension fizik — del diçka stabile,

konstante, e pandryshueshme e kur pohon se është edhe

e brendshme, del edhe mistike. Një pohim të tillë, që në

esencën e vet është idealist dhe antidialektik, fare lehtë do

ta nënshkruanin Shelingu, Fihteja dhe Shopenhaueri, si

një prej iluzioneve të trashëguara të filosofisë romantike

dhe të romantizmit në përgjithësi. S'ka dyshim se çdo popull

ka karakteristikat e tij etnike, nacionale, e kjo do të

të thotë se edhe ne shqiptarët kemi karakteristikat tona

kombëtare, por ato karakteristika nuk janë determinuar

„nga ai tension moral dhe fizik i popullit tonë gjatë dhjetëra

vjetve, për të mos u zhdukur si komb dhe për të fituar

lirinë", por janë determinuar nga kushtet konkrete historike-shoqërore

nëpër periudhat e ndryshme të historisë.

Duke qenë të kushtëzuara prej kushteve historiko-shoqërore

ato edhe kanë ndryshuar, prandaj edhe mund të themi

se tjetër karakter nacional kishin shqiptarët në mesjetë,

tjetër në periudhën e Skënderbeut, tjetër në kohën e Pjetër

Budit, tjetër në kohën e Naim Frashërit, tjetër në kohën e

Migjenit dhe, më në fund, tjetër sot, në kohën e ndërtimit

të socializmit. Për këtë shkak edhe mund të themi se ndryshe

e shihte jetën dhe perceptonte realitetin Naim Frashëri,

që i besonte zotit dhe i lutej Muhamedit, ndryshe Migjeni

që mendonte se njëfarë mbinjeriu do ta çlirojë shqiptarin

prej paragjykimeve të Naimit e ndryshe vetë Ismail Kadare,

që s'i beson as zotit, as mbinjeriut të Migjenit. E në qoftë

se me shprehjen kushte historiko-shoqërore nënkuptojmë

edhe kontekstin kulturor, atëherë do të duhej thënë se njeriu

e percepton botën varësisht prej bindjeve religjioze, ideologjike,

filosofike dhe, më në fund, etike. Ja shembëlla më

karakteristike dhe më e thjeshtë: një shqiptar i shpërngulur

në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ndonjë decenie

të jetës në këtë kazan të kundërthenjeve të interesave, do

të vishet si amerikanët, do të betohet në mister dollarin,

në veturën dhe në basenin si amerikanët, do të argëtohet

si amerikanët, do të vrapojë pas biznisit dhe reklamës si

232

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!