09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

varfëruar veprën. Kritikës së tij, pra, i mungon kurdoherë

estetika.

Po, në qoftë se, më në fund, si e metë e madhe e kësaj

kritike mund të konsiderohet heshtja e aspektit estetik të

veprës letrare — çka i mungon gjithmonë kritikës ideologjike,

si një meritë e saj mund të konsiderohet përpjekja e

zbulimit dhe analizës së vizioneve historike dhe sociale

— çka i mungon gjithmonë kritikës formaliste. Besnikëria

ndaj pikënisjes i ka dhënë mundësi atij, ndërkaq, që në

shkrimet e veta kritike të realizojë angazhimin e vet për

një ideal të caktuar ideologjik dhe shoqëror. Dhe, si kritik

me idealin e vet ideologjik, shoqëror dhe varësisht prej

tij, edhe letrar, ai ka mundësinë të shkruajë me patos të

vërtetë, me zjarr, me një entuziazëm, që ju mungon të gjithë

atyre kritikëve, që nëpër botën e letërsisë bredhin dhe s'mund

t'i lëshojnë askund spirancat për shkak se ju mungojnë

idealet e tilla. Fjalia e tij herat më të shpeshta është e plotë,

e përshkuar prej shprehjesh figurative, asociacionesh, dhe,

ç'është me rëndësi të posaçme në shkrimet e gjuhës diskurzive,

logjikisht gjithmonë konsekuente dhe e arësyetuar.

Ai është kritik i angazhuar, i interesuar ta bind lexuesin

për ato që shkruan, ta bëjë të pajtohet me pohimet dhe

mohimet e tij, prandaj kërkon dhe shfrytëzon të gjitha

mundësitë e shprehjes gjuhësore dhe figurative që ta radhisë

në frontin e bashkëmendimtarëve të tij. Për këtë shkak ai

mund të konsiderohet si një ndër kritikët e parë shqiptarë,

që në praktikën krijuese ka zbatuar parimin e njohur se

për artin në përgjithësi, kurse për letërsinë në veçanti, nuk

mund të shkruhet ashtu sikundër mund të shkruhet për

çështje të fizikës, kimisë, biologjisë, medicinës apo të matematikës.

Po kjo vlerë e kritikës së tij nuk mund ta kompenzojë

në asnjë rast interesimin e ngushtë për një numër të ngushtë

të çështjeve të letërsisë dhe për një numër të vogël të aspekteve

dhe të shtresave të veprës letrare. Në qoftë se letërsia

është art në radhë të parë, kurse vepra letrare mund të

jetë efektive dhe t'i sendërtojë rezonancat etike dhe humane

në vetëdijen e lexuesve vetëm si vepër artistike, atëherë

edhe kritika letrare mund të jetë funksionale vetëm në

221

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!