09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e vet ka ambicjen t'ju mbajë atyre një leksion se si duhen

shkruar eseu dhe kritika.

Nuk ka dyshim se janë të rrallë shkrimtarët që e shkruajnë

kritikën të nxitur vetëm prej njërit nga këto motive;

herat më të shpeshta ato gërshetohen dhe pjesa më e madhe

e shkrimtarëve ja falin interesimin dhe kohën kritikës për

të tri motivet e përmendura. Mund të supozojmë se edhe

Ismail Kadare ka vendosur të publikojë përmbledhjen e

eseve dhe shënimeve të tij kritike për arcsye se ka menduar

të nxisë disa çështje të reja, të zgjidhë pak më ndryshe se

ç'janë zgjidhur disa çështje të tjera dhe, kohë pas kohe,

edhe të flasë, megjithëse marginalisht, edhe për përvojën

e tij krijuese imagjinative. Sa ja ka arritur ai këtij qëllimi?

Në shënimet dhe esetë e përmbledhjes Autobiografia e

popullit në vargje — sikundër janë, bie fjala, Duke shfletuar

një dosje vjershash të pabotuara dhe, pak a shumë, Ditët e

sotme në poezinë e një të riu, në të cilat drejtpërdrejt ose

tërthorazi flet për përvojën e tij krijuese, duke analizuar

përfytyrimet vizuele dhe strukturën figurative të vargut

poetik — Ismail Kadare shkruan si kritik i talentuar, me

shije dhe me njohuri. Ai i sheh jo vetëm ato kuptime dhe

mundësi të vargut dhe të figurës poetike, që i sheh edhe lexuesi,

po edhe ato që, shpesh, nuk mund t'i vërejnë as disa

prej kritikëve që me vite e ndjekin letërsinë dhe shkruajnë

për të. Përvoja e tij krijuese, e pasur dhe e ushqyer prej një

prirjeje më të vërtetë të rrallë në letërsinë e sotme shqipe,

e ndihmon ta lëshojë shikimin në thellësitë e vargut poetik

dhe të bëjë disa analiza të strukturës së tij figurative, çfarë

nuk janë bërë përpara në kritikën tonë, e përmes së cilave

nxirren në sipërfaqe domethënjet e vargut. Në të tilla raste

shihet se ai gjendet në fushën e mundësive të veta, nëpër të

cilën mund të manovrojë fare i lirë dhe fare i sigurtë.

Qëllimi i tij kryesor, ndërkaq, që e ka nxitur t'i hyjë

botimit të kësaj përmbledhje, sipas të gjitha gjasave, nuk

është analiza e strukturës figurative të vargut të sotëm shqip,

prandaj edhe pjesën më të madhe të eseve dhe shënimeve

kritike ua ka kushtuar qoftë disa temave të traditës sonë

letrare, qoftë disa problemeve të përgjithshme të letërsisë

së sotme shqipe e botcrore, natyrisht, duke i lidhur, herat

226

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!