09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të cënohet në masën në të cilën kjo ngjet në një pjesë të

prozave që janë shkruar viteve të fundit rreth kësaj teme.

Personazhet e romanit të saj, në pjesën më të madhe të

rasteve, veprojnë, mendojnë, ndjejnë, gëzohen dhe vuajnë

ashtu sikundër veprojnë, mendojnë, ndjejnë, gëzohen dhe

vuajnë njerëzit e përditshëm, të pushtuar prej problemeve

të tilla jetësore, familjare dhe shoqërore. Me ndryshim prej

disa prozatorëve të tjerë shqiptarë, të cilët, në përpjekje e

e sipër që t'i nxjerrin personazhet e tyre sa më shpejt në

bregun e shpëtimit, shqasin në patetikë, deklaratizëm dhe

verbalizëm, duke i shndërruar ato shpesh në lëkura njerëzore

të mbushura me kashtë, ajo pak a shumë ja del në krye

t'i motivojë psikologjikisht veprimet dhe ndjenjat e tyre.

E mira nuk bëhet për të motiv i shpërthimeve patetike,

kurse e keqja nuk bëhet motiv i akuzave, mallkimeve dhe

dënimeve verbale. Duke mos ju reshtur as trajtimit të disponimit

të kthjellët as trajtimit të disponimit të vrerët të disa

personazheve, Elena Kadare mbërrin t'i bëjë ata njerëz,

vërtet, realë, të përditshëm dhe, vërtet, të natyrshëm. Po

një pohim i këtillë në asnjë rast nuk do të thotë se të gjitha

personazhet e saj dhe në të gjitha rastet kanë një natyrë

dinamike, se varësisht prej situatave nëpër të cilat kalojnë,

pësojnë edhe ndryshime adekuate shpirtërore. E meta më

e madhe e këtij romani, ndoshta, qëndron aty pse ata kalojnë

nëpër pakëz situata jetësore dhe ky shkak e bën të

ngushtë vizionin jetësor të Elena Kadaresë. Personazhet

më të suksesshme të romanit Një lindje e vështirë janë pikërisht

Bardha e Fadili dhe ato janë personazhet më të

suksesshme dhe artistikisht më të bindshme për shkak se

Elena Kadare vetëm ato i shpie nëpër disa situata provokative

nëpër të cilat e provokon botën e tyre psikologjike,

duke ju dhënë ashtu mundësinë të tregojnë forma të ndryshme

të disponimit dhe lloje pakashumë të ndryshme ndjenjash.

Në qoftë se një pohim i tillë deri diku do t'i përgjigjej

edhe një personazhi tjetër episodik, Lizës, nuk mund të

thuhet se ai do t'ju përgjigjej personazheve të tjera. Ndjeshmëria

tipike femrore e Elena Kadaresë është manifestuar

posaçërisht dukshëm tamam në mënyrën e trajtimit të botës

shpirtërore të personazheve: masa e vërtetë e prirjes së saj

196

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!