09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Milaim Berisha ka më tepër sukses kur trajton motivet

të cilat qëndrojnë më afër përvojës së tij. Në të këtilla raste

shprehja e tij është më spontane, më e lehtë, më e sinqertë.

Të tilla do të ishin vjershat kushtuar dashurisë, kujtimeve

nga jeta djaloshare, dashurisë së prindërve, e ndonjë tjetër

e ngjashme.

Mungesën e përvojës krijuese ai kësaj here e ka dëshmuar

veçmas në pikëpamje të disa kërkesave formale poetike.

Rregullave të versifikacionit edhe në vjershat, në të

cilat përpiqet t'i respektojë, ai u është larguar më tepër se

ç'është e lejueshme. Mund të vërehet lehtë se si në shumë

raste është hequr zvarë pas nevojave të rimimit. Kjo domethënë

se nuk është bërë ai zot i vargut, por se vargu ka vënë

pushtet mbi të. Në vend se ta bënte fjalën shërbëtore të

ndjenjës dhe të mendimit, tek ai shpesh ndjenja dhe mendimi

janë bërë sherbëtore të saj. Ndonëse poet që e ndjen ritmin

dhe melodinë e vargut, ai jo rrallë ka krijuar për hir të

tyre aso vargjesh që flasin sheshas se nuk i ka shkuar përdore

t'ia nënshtrojë vullnetit të vet fjalët djallëzore në poezi.

Edhe këto dy vargje mjaftojnë për të parë se si e branis

rima poetin Milaim Berisha:

Gjaku vlon — çmendet krejt

Shpirti shuhet — Kanga mbet. . . .

(Koha ose Valët e detit)

Jo në pak raste ai i dyfishon fjalët duke e ulur kështu

tensionin edhe ashtu të dobët të vargjeve të tij. Të shterura

përkah fuqia poetike janë sidomos ato vargje në të cilat

përsëriten fjalët dashtë e padashtë, herë-herë, e të ngjashme.

I prirur të selisë pak a shumë muzikën e vargut, Milaim

Berisha nuk është i prirur të gjejë shprehje të pashfrytëzuara

metaforike. Vetëm rrallë e tek atij i shkrep të krijojë shprehje

të bukura, megjithëse romantike, siç janë Flatrat e muzgut,

ose Kunora gëzimplote, por i ndodh më shpesh të shprehet

me dhunë, siç është rasti kur i krijon Thasët e zemrës.

S'mund të mohohet se Milaim Berisha akoma gjendet në

fazën e bredhjeve poetike ndonëse në këtë fillim të tij mund

të vërehen edhe xixat e një prirjeje, e cila me kohë do të

120

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!