09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Fjalët e mia t'fundit dashurie

Merrni udhë shtektari që tanë botën për të mësyrë

Fluturoni zogjtë e mi t'butë të lirisë

Anë e kënd Tokës leni çerdhe lumturie

Njerëzit të zgjohen tjerë në sofra t'mirësisë.

(Marshi në prapavijen e fjalës)

të cilën e dëmton mjaft vargu i dytë prozaik dhe anakronik.

Në pajtim me preokupimet meditative është edhe prirja

e Musa Ramadanit, kur e arësyeshme e kur jo, që disa

mendime, disa ndjenja, disa asociacione t'i lëshojë të pakryera,

enigmatike, të parrumbullakësuara, me çka, dashtë

e pa dashtë, e ka bërë hermetike një pjesë të poezisë së tij.

Nuk mund të thuhet se prej poetit duhet kërkuar që çdo

ide dhe çdo ndjenjë të veten t'i zhvillojë deri në fund dhe

t'i kristalizojë dhe rrumbullakësojë ashtu siç janë të kristalizuara

fjalitë e prozës, po megjithatë, prej tij mund të

kërkohet që të gjitha mendimeve dhe ndjenjave t'u qesë

njëfarë vegze për të cilën do të kapet lexuesi. Prej tij mund

të kërkohet që nëntekstin mos ta zëvendësojë prej hermetizmit.

Duke u tërhequr ndonjëherë pas shprehjeve të përgjysmuara,

sikundër janë nuk di, kurrë apo vetëm kurrë,

flen a nuk flen, e të tjera, ai plotësisht në mënyrë të vetëdijshme

ka kërkuar edhe mënyrat e tjera që atë vegzë, të

domosdoshme edhe në poezinë më të thellë, ta presë, kurse

lexuesin ta braktisë në vetminë e kureshtjes së tij. Musa

Ramadani edhe me shkrimet diskursive e ka provuar deritani

disa herë dëshirën që të shprehet në mënyrë hermetike,

bile, sa më hermetike dhe këtë e ka treguar edhe në përmbledhjen

e vet të parë. Duke ndjekur zërin e një poezie

esteticiste, Musa Ramadani nuk nguron ndonjëherë edhe

në vargje të shprehë haptazi prirjen e vet ndaj një shprehje

formaliste dhe të pazbërthyer:

Për mua

Bukuri është tingulli e fjala

Bukuri është edhe ngjyra e trajta. . .

Por — të bukur nuk janë njerëzit, jo?

(Për ata: ne)

91

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!