09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

krahasim me tendencën e autorit, saqë nuk çon kurrfarë

peshe në vetëdijen e lexuesit.

Shkrimtar që pasurinë estetike ia nënshtron ndikimit

praktik të veprës së vet, Razi Brahimi e ka ngushtuar ashtu

mundësinë e përfshirjes së gjerë të dukurive jetësore dhe të

përjetimeve të njeriut. Ai, edhe protagonistin e tij artistikisht

më të përkujdesur, Gani Varfin, përpiqet ta njohë

kryesisht „në punë e në shtëpi, vetëm e në shoqëri, me shokët

dhe me vartësit". Sferat e tjera të së qenmes së njeriut

janë të përjashtuara prej sferës së interesimit të tij, e kjo

domethënë se është e ngushtuar fusha nëpër të cilën mund

ta imagjinojë shkrimtari botën njerëzore të veprës së vet.

Duke e tërhequr haptazi kërshërinë e lexuesit drejt qëllimit

ai nuk i len atij mundësinë që të kënaqë interesimet, që të

njohë dhe shohë më shumë, që të ndjejë dhe përjetojë më

tepër se ç'mund të imagjinojë me imagjinatën e vet. E reduktuar

në paraqitjen e dukurive, kryesisht, sipërfaqësore,

që janë të përcjella edhe prej reagimeve dhe persiatjeve të

përcipta të protagonistëve, proza e Razi Brahimit pak a

shumë, është e varfër përkah shtresat emocionale, psikologjike,

meditative dhe, natyrisht, artistike.

Që të realizojë sa më shpejt idenë e romanit të vet, ai

ka nxituar tepër duke kaluar shumëçka që e bën interesante

dhe të begatshme me ndjenja dhembjesh dhe gëzimesh këtë

jetën tonë njerëzore. Personazhet e tij, pavarësisht se ndër

ta ka edhe të tillë të cilëve nganjëherë kujdeset t'ua zëjë

nuancat e reagimeve dhe përjetirneve shpirtërore, janë, më

në fund, të zbetë psikologjikisht, dhe thuaja, mund të radhiten

në kategorinë e presonazheve letrarë që të bëjnë më

tepër përshtypjen e kukllave se të njerëzve të rëndomtë.

Kthesat e tyre eventuale shpirtërore janë kodra të vogla,

të cilat Razi Brahimi i rrafshon fare kollaj me intervenimet

e tij të pamotivuara artistikisht. Ashtu, sikundër është skica

e kompozicionit dhe konflikti i tij romanesk i thjeshtë, ku

çdo gjë është reduktuar në konfliktin rreth ngritjes së kooperativës,

po ashtu, është e ngushtuar sfera e meditimeve,

veprimeve, prandaj edhe e përjetimeve të personazheve të

tij. Kështu, bie fjala, krejt rrethin nëpër të cilin sillet interesimi

i personazheve e përbëjnë bujqësia dhe politika.

207

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!