09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

zisë sonë, që janë të rinj edhe përkah motivet që i nxisin,

edhe përkah mënyra në të cilën janë shprehur. Po kësaj

here ai nuk ka qenë në gjendje t'u japë një shprehje të duhur

preokupimeve të veta poetike. Përkundër poetëve tanë që

selisin shprehjen bashkëkohore dhe që kërkimet e veta lirike

i realizojnë duke qemtuar figurat, simbolet, metaforat,

e që pak a shumë u përgjigjen kërkesave të ndikimit në botën

iracionale, në imagjinatën e lexuesve, ai kësaj radhe

ka mbetur në zgripin e mundësive të këtilla. I tërhequr prej

dy dëshirash: dëshirës që të pasojë rrugën e poezisë moderne

me përmbajtje e shprehje, dhe dëshirës që të pasojë zërin e

një poezie të angazhuar, realiste, ai nuk ka pasur ç'të bëjë

tjetër pos të oscilojë kur andej e kur këtej, ashtu siç ka bërë.

Në Epshet e gjakut mund të vërehen lehtë pehatjet që janë

karakteristike për poetët të cilët lakohen varësisht prej

literaturës së lexuar. Jo vetëm lexuesi kureshtar që është

i prirur të vërejë shembëllesat më të fshehta, po edhe ai më

pak i interesuar për ngjashmëri të këtilla, do të pikasë në

këtë përmbledhje ndikimin e vargjeve të Migjenit (në Këngën

e rinisë) dhe të poetëve të ndryshëm të realizmit socialist,

po ashtu sikundër do të vërejë në disa vjersha të tjera

ndikimin e poetëve të shprehjes moderne. Në vargjet e

Milaim Berishës shihet ajo që mund të shihet edhe te shumica

e poetëve tanë të rinj: ndikesa e paasimiluar mirë e

poezisë moderne jugosllave. Pa traditë të pasur të një poezie

çfarë ja kanë çelur rrugën simbolizmi dhe surealizmi,

si dhe pa kulturë të mjaftuar poetike, disa prej tyre vetëvetiu

vijnë në situata të çuditshme që të mos krijojnë as

poezi moderne, as poezi që është më e afërt me lexuesit

tanë. Shumë prej konvencave poetike, që janë përdorur

dhe përdoren në poezinë simbolike dhe fenomenologjike,

dhe që kanë një kuptim të caktuar të varur prej strukturës

përkatëse të vargut, tek ne shndërrohen në shprehje abstrakte,

pa kuptim dhe pa efekt mbi natyrën e njeriut, mbi imagjinatën

dhe emocionet e tij.

Në vargjet e Milaim Berishës, porsi në një pjesë të

vargjeve të disa poetëve të brezit të tij, simbolet dhe metaforat

— që tek poetët e huaj prej të cilëve këta kanë pësuar

ndikim, janë përdorur në një kontest të caktuar — nuk

118

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!