09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

çuara atyre viteve. Asaj i është dashur në radhë të parë

ngulmëria e besimit se duhet ta kryejë me revistën e vet

misionin e pishtares së kulturës sonë. Për shkak të rrethanave

në të cilat ka f illuar të dalë si dhe për shkak të meritave

të saj të mëdha për kulturën tonë Jetën e re pa kurrfarë

ngurrimi mund ta fusim ndër revistat më të rëndësishme

të kaluarës shqiptare, që janë nxjerrë deri sot, sikundër janë

Flamuri i Arbërit e Jeronim de Radës dhe Albania e Faik

Konicës.

Prej Jetës së re kanë dalë, pothuaj, të gjithë shkrimtarët

tanë të sotëm, duke filluar prej atyre të brezit më të

vjetër e deri tek ata të brezit më të ri, që kanë filluar të

bëjnë emër në letërsinë tonë. Ajo ishte dhe akoma ka mbetur

shkolla e tyre më e rëndësishme, në të cilën kanë marrë

njohuritë e veta themelore, kanë zgjeruar horizontet e

diturisë, dhe prej së cilës kanë dalë njerëz të pjekur që të

dinë të shikojnë dhe të flasin për jetën, natyrën, shoqërinë dhe

t'u japin formën letrare vrojtimeve të veta. Zemërgjerë ndaj

metodave të ndryshme krijuese, ndaj aspekteve dhe këndeve të

ndryshme të vrojtimit të realitetit, ndaj formave të ndryshme

të shprehjes artistike, Jeta e re ka mbërrijtur të krijojë një

spektër të gjerë talentësh, t'ju japë mundësi afirmimi dhe,

më në fund, porsi mëma fëmijët e vet, t'i lëshojë të aftë në

arenën e gjerë të jetës. Antidogmatizmi i kësaj reviste ka

bërë, kështu, të mundshme që në letërsinë tonë të krijohen

si profile të ndryshme shkrimtarësh, ashtu të zhvillohen

edhe stile të ndryshme krijimtarie, të bëhen eksperimente

letrare dhe, natyrisht, të çilen rrugë të reja. Jo vetëm poezia

që sot është e prezentuar me disa emra, ndër të cilët gjenden

edhe të tillë (Esad Mekuli, Enver Gjerqeku, Rrahman

Dedaj, Fahredin Gunga, Din Mehmeti e të tjerë), që janë

të rëndësishëm për poezinë shqipe përgjithësisht e jo vetëm

për atë të Kosovës, po edhe proza e gjatë, si një prej gjinive

të vështira të krijimtarisë letrare, është zhvilluar dhe ngritur

në një nivel, ndonëse akoma modest artistik, në faqet

e Jetës së re. Kjo revistë ka mbetur vazhdimisht dyerhapur

para talentëve të rinj, ka selitur rubrikën e tyre, ka ushqyer

prirjen e tyre, u ka dhënë nxitje dhe kurajo, i ka edukuar

dhe është përpjekur me të gjitha mundësitë që të ndikojë

260

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!