09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sikundër mund të shihet prej këtyre shembëllave, që

në asnjë mënyrë nuk e shterrin psikologjinë dhe mentalitetin

e mediokriteteve, mund të konkludohet se të gjitha

mediokritetet i karakterizon mungesa e origjinalitetit,

në radhë të parë në fushën e mendimit e të sjelljes. Psikologjia

e mediokritetit përmban doza të mjafta të një infantilizmi

specifik dhe ky infantilizëm dëshmohet me gatishmërinë

e mediokriteteve, që t'ju nënshtrohen formave dhe

kallupeve të huajtura të mendimit dhe veprimit.

Si individ me aftësi, prirje dhe vlerë mesatare, mediokriteti

është gjysmak në të gjitha pikëpamjet intelektuale,

kulturore dhe morale, por gjysmak që në asnjë rast nuk

mund të dyshojë në mundësitë dhe vlerën e vet. Përse?

Për shkak se aftësia mesatare nuk i lejon të shohë përtej

mundësive të veta mesatare. Megjithëse ndonjëherë është

skepticizëm dekurajues, dyshimi kur është i frymëzuar prej

aspiratash pozitive dhe moralisht të larta është një kualitet,

që i kontribuon përparimit. Dyshimi në të vërtetë është

nëna e mençurisë. Është afër menç se njeriu që s'është i

kënaqur me punën e vet dhe vlerën e saj, do të përpiqet për

kualitete më të larta; është afër menç se njeriu, që ka aftësi

të dyshojë, jo vetëm për të dyshuar, në pohimet e autoriteteve,

por pse sheh më larg, do të mundë të sjellë ide, mendime,

pohime origjinale. Dyshimi i njeriut të prirur nuk

ka asgjë të përbashkët me dyshimin e Thomajt të shenjtë,

i cili nuk besonte në fjalët e njëmbëdhjetë apostujve të tjerë

që thonin se e kishin parë Jezuin, prandaj donte ta shihte

vetë dhe t'i fuste gishtërinjtë në plagët e tij. Ky është dyshim

intelektual i njerëzve me prirje dhe aftësi të rrallë, që dyshojnë

në mënyrë krijuese. Ky dyshim s'ka të bëjë me skepticizimin.

Përmes këtij dyshimi krijues është zhvilluar

mendimi dhe është pasuruar kultura njerëzore. Dyshimi i

individëve me prirje, vlerë dhe aftësi të jashtëzakonshme

ka sjellë revidimin, plotësimin apo ndryshimin e teorive,

gjendjeve, situatave dhe të sistemeve shoqërore gjatë historisë.

Në saje të dyshimit të Kopernikut, sistemin geocentrik

të Ptolomejt e ka zëvendësuar sistemi heliocentrik; në

saje të dyshimit të Bolait, Gausit dhe Rimanit, elementet e

Euklidit janë zëvendësuar prej elementesh joeuklidike;

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!