09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shkak është kujdesur të selisë besimin, mirëkuptimin dhe

afrimin e këtyre popujve në luftën e përbashkët kundër

armikut të përbashkët. Kjo është situata e dytë ekzistenciale,

prej së cilës është frymëzuar poezia e tij.

Pas luftës Esad Mekuli ka kënduar këngën e shqiptarit

të.lirë, këngën e dëshmorëve, këngën e ndërtimit të vendit,

këngën e barazisë dhe të vëllazërimit të popujve, por në të

njëjtën kohë është frymëzuar edhe prej disa të këqiash shoqërore

dhe ka shkruar vjershat Turk-elhamdulilah, Shiftar

— mos më thuej, Mos më thirr me emën t'huej, Porosia

e nënës, I varuni i këndon lirisë, e ndonjë tjetër. Këto janë

momentet më të rëndësishme të situatës së tretë ekzistenciale,

prej së cilës është ushqyer imagjinata e tij poetike.

Sikundër mund të shihet, Esad Mekuli ka shkruar

poezinë e situatave më të rëndësishme të popullit tonë dhe,

të tilla çfarë ishin situatat, i tillë ishte edhe disponimi i

shfaqur në krijimtaritë e tij: kur optimist, aktiv e kur si më

i ngrysur, ndonëse rishtazi, aktiv. Disponimi i tij poetik,

vërtet, është lakorja e disponimit shoqëror të shqiptarëve

të këtyre trojeve. Është e qartë, prandaj, pse në poezinë e

tij më së shpeshti frekuenton fjala popull, ashtu sikundër

është e qartë pse ai gjatë gjithë këtyre viteve të krijimtarisë

ka shkruar vetëm një cikël të shkurtër Kangësh intime, që

përshkohen prej përgjithësimesh mbi fatin kolektiv. Esad

Mekuli me të vërtetë ishte, siç e thotë vetë në vjershën Rrugës,

„pararoja" e popullit tonë. Ai ishte bard.

Në qoftë se një poet frymëzohet prej situatave të rralla

shoqërore dhe historike mos do të thotë kjo se edhe poezia

e tij nuk mund të jetë kuptimisht më e gjerë se ç'është kuptimi

i atyre situatave. Pa dyshim jo. Në situatat e rralla aq

më dukshëm shtrohet nevoja e mbrojtjes së vlerave të përgjithshme,

dhe të përhershme njerëzore. Esad Mekuli ka

krijuar poezinë mbi vlerat universale njerëzore siç janë liria

dashuria ndaj truallit të lindjes, dinjiteti kombëtar, barazia

dhe dashuria ndërmjet njerëzve, që janë vlerat më të larta

të të gjithë njerëzve dhe të të gjitha kohërave. Përvoja historike

letrare ka dëshmuar se të gjithë poetët, që i mbrojnë

këto vlera, aq shpresh të rrezikuara gjatë historisë, janë

256

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!