09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

lexuesit, aq sa edhe iniciatorë të gjykimit tonë kritik sistematik

mbi letërsinë dhe problemet letrare e kulturore.

Jeta e re ka dhënë edhe një kontribut të posaçëm me

çfarë mund të krenohen vetëm pak revista letrare në botë:

ka ndihmuar zhvillimin e pikturës dhe ka ndikuar në popullarizimin

e saj, duke botuar gati në çdo numër punimet

e pikëtorëve tanë. Disa prej piktorëve tanë më të njohur,

të cilët kanë bërë emër edhe në botën e huaj, ekspozitat e

para personale i kanë hapur në faqet e kësaj reviste. Po

Jeta e re ishte edhe editori i parë i disa krijuesve tanë;

disa përmbledhje vjershash, tregimesh, kritikash dhe dramash

janë botuar në bibliotekën e saj dhe nën kujdesin e

saj.

Jeta e re është e rëndësishme, gjithashtu, pse na ka bërë

të mundshme të njihemi edhe me traditën tonë letrare dhe

kulturore — si me traditën e kultivuar letrare individuale

ashtu edhe me traditën letrare popullore. Kohë pas kohe

në faqet e saj janë botuar shkrimet e De Radës, Naim Frashërit,

Ndre Mjedës, Fan Nolit, Lasgush Poradecit, Ali

Asllanit, Dhimitër Paskos, Migjenit dhe të shkrimtarëve

të tjerë të shekullit të kaluar dhe të shekullit tonë. Ne faqet

e saj për herë të parë kemi mundur të njihemi edhe me letërsinë

bashkëkohore shqipe dhe me profilet e autorëve të

ndryshëm të Shqipërisë. Duke ndjekur rrugën e informimit

të bashkëpunëtorëve dhe lexuesve të vet mbi krijimtarinë

botërore, Jeta e re ka përkthyer vepra të ndryshme, duke

filluar prej atyre të shkrimtarëve të antikitetit greko-romak

e deri tek ato të shkrimtarëve bashkëkohorë të popujve të

ndryshëm të botës dhe të popujve të Jugosllavisë. Në faqet

e saj për herë të parë jemi njohur me të arriturat letrare të

botës bashkëkohore, me tendencat e fjalës artistike në botë,

me metodat e ndryshme krijuese, me mendimet dhe idetë

e ndryshme në botën moderne. Në këtë mënyrë ajo është

bërë e vetmja dritare, e gjithsesi dritarja akoma më e gjerë,

nëpër të cilën e kemi parë këtë botën tonë në të cilën jetojmë.

Duke na informuar dhe duke na dhënë mundësi që të shprehemi

lirisht, Jeta e re, njëkohësisht, ishte dritarja nëpër të

cilën ne mund të ndikonim në atë botë. Në qoftë se i besojmë

të vërtetës se letërsia është njëfarë, e thënë metaforikisht,

262

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!