09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

eth atij boshti, pavarësisht a do t'ju mirren mendtë apo

jo. Njerëzit e këtillë, me të cilët natyra e ka dhuruar secilin

popull, quhen provincialistë ose lokalpatriotë, kurse filosofia

e tyre e jetës dhe vdekjes quhet provincializëm.

Si mund t'i dallojmë provincialistët në morinë e madhe

të njerëzve, që nën lëkurën e luanit fshehin çakallin apo

nën lëkurën e shqiponjës fshehin trumcakun? Natyrisht

jo aq lehtë për shkak se edhe provincialisti kujdeset ta

maskojë provincializmin, që mund të ketë forma dhe ngjyra

të ndryshme.

Si edhe demagogu, snobi, hipokriti apo pacifisti, ashtu

edhe provincialisti ka njëfarë filosofie, njëfarë etike dhe

njëfarë shije estetike të vetën. Kështu, fjala vjen, filosofia

e provincialistit do të mund të quhej mençuri banale, shkurtparëse,

miope, prakticiste për shkak se provincialisti nuk

mund të shohë kurrë përmbi pullazin e kasollës, vilës apo

të soliterit të tij. Ajo është mençuri e formuar në një mjedis

të ngushtë dhe e kufizuar prej paragjykimesh të ndryshme,

të trashëguara shekuj me radhë dhe të sedimentuara, ndërmjet

horizonteve të ngushta të vendlindjes. Provincialisti,

prandaj, mund të jetë vetëm njeri praktik, por jo edhe

njeri medikativ, njeri i shkathët e dinamik, po jo edhe njeri

i mençur në kuptimin filosofik të kësaj fjale. E ngushtë

si filosofia është edhe etika e provincialistit. Provincialisti,

në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, ju reziston

normave morale që ndryshojnë pakashumë prej normave

morale që vlejnë në vendlindjen e tij. Paragjykimet e trashëguara

aq sa edhe kufizimet intelektuale e kushtëzojnë

kështu edhe moralin shoqëror, social apo politik të provincialistit,

dhe ai vetëvetiu është i dënuar të jetë vazhdimisht

në opozitë ndaj normave, që s'janë prerë sipas masës së tij

apo të njerëzve të vendlindjes së tij. Në qoftë se filosofia

dhe etika e provincialistit për të tjerët janë tragjike, shija e

tij estetike mund të quhet qesharake. Provincialistit do t'i

duket e bukur vetëm ajo që vlen si e bukur për njerëzit e

provincës së tij dhe e shëmtuar ajo që mund të vlejë si e

bukur për njerëzit e provincave të tjera. Provincialisti

gjithsesi hyn në radhën e njerëzve me shijen estetike më të

ngushtë, më qesharake, sepse atij i del shumë shpesh e

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!