09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tij nuk mund lë kënaqë jo vetëm lexuesin që s'është i gatshëm

të kërkojë simbolikën e të gjitha personazheve dhe episodeve

të saj, por as njeriun që në një vepër të shkruar në prozë,

kërkon gjerësi, situata, hapësira më të shumta të jetës. Po

ai është shkrimtar që përqëndrohet në një pikë, në një objekt

dhe që atë objekt dëshiron ta përshkojë tejpërtej, ta shfrytëzojë

simbolikisht gjer në maksimum. Megjithëse të len

përshtypjen e krijuesit që vorbullën e madhe të jetës e kundron

prej një largësie të madhe dhe, madje, e sheh të kthyer

prapsht, është e sigurtë se ai e kundron prej largësisë me

qëllim që të shohë më thellë. Në këtë pikëpamje ai të përkujton

biologun që me mikroskop e studjon objektin e

interesimit të vet dhe që sa më shumë ta largojë mikroskopin

aq më qartë do ta shohë atë objekt. Në qoftë se të impresionon

me qartësinë e vizionit dhe thellësinë e shikimit,

ai, megjithatë, të dëshpëron me ngushtimin e këtij vizioni.

Afërsinë ai nuk e don për arësye se i bëhet që ajo nuk i

jep mundësinë t'i shohë në hollësi objektet e interesimit të

vet, t'i shohë tërësisht. Duke kundruar piramidën që ndërton

vasha pranë tij, protagonisti, që mund të quhet alias

Anton Pashku, thotë sa vijon në lidhje me shikimin prej

së afërmi: „tash e shihsha vetëin nji faqe të saj, vetëm nji

faqe, madje vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë,m adje-madje

vetëm nji pjesë të faqes, të anës kah unë, sepse

nga ajo afërsi nuk mundsha me pa ma shumë, me e pa tanë

atë faqe, tanë atë anë, secilën imtësi të saj". Ashtu sheh

edhe autori ynë. Në mënyrën e vrojtimit të tij, që në të

vërtetë është më tepër persiatje figurative se sa vrojtim analitik-realist,

duhet parë si përparësitë ashtu edhe kufizimet

e metodës krijuese të Anton Pashkut: përparësitë, që qëndrojnë

në thellimin simbolik të vizioneve, kurse kufizimet,

që qëndrojnë në deformimin dhe ngushtimin e madh të

tyre. I vetëdijshëm se një ngushtim i tillë mund ta shpierë

në iracionalizëm dhe hermetizëm të plotë, nuk është çudë

pse ai është shtrënguar të kurdisë disa episode që, vërtet,

janë simbolikisht kompakte dhe e plotësojnë njëra tjetrën

po, megjithatë, të lënë përshtypjen se vepra më tepër është

e ndërtuar, e harrnuar prej tyre se sa e shkrirë prej një cope.

Gjithashtu metoda e këtillë krijuese kushtëzon shkallën

12* 179

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!