09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

prej vetëvetes. Fati i njeriut është, pra, i caktuar në tokë.

Një parim të këtillë ai e ka konkretizuar në shkrimet letrare:

vuajtjet e Skënderbeut dhe të popullit shqiptar janë të shkaktuara

prej pushtuesve të jashtëm, kurse vuajtjet e Aliut me

Imam Hasanin dhe Imam Hysenin prej Mavijes dhe përkrahësve

të tij.

Naim Frashëri është përpjekur për formimin e një

njeriu etik dhe në këto përpjekje s'ka harruar t'i drejtohet

shoqërisë, si bashkësi njerëzore por as njeriut si individ.

Ai u është drejtuar individëve: njiheni vetëveten, sepse në

zemrat tuaja gjenden e mira ose e keqja, engjëlli ose djalli.

Ai ka kërkuar prej tyre të jenë jo vetëm të ngritur, të ditur,

të drejtë, por edhe të mëshirshëm dhe kësaj mëshire jo njëherë

i ka dhënë kuptim social. Mëshirës që ka predikuar,

përpos karakterit borgjez, që me të drejtë i është zënë për

të madhe, Naim Frashëri i ka dhënë edhe një karakter

tjetër: ky është karakteri i saj psikologjik. Njeriu që e ndjen

këtë lloj mëshire, të cilën e ka pasur në mend Naim Frashëri,

nuk mund të ndërtojë krematoriume, në të cilat do t'i shndërrojë

në hi njerëzit e gjallë, dhe nuk mund të krijojë koleksione

prej dhëmbëve të kufomave, sikundër kanë vepruar

fashistët gjatë luftës; një njeri i tillë nuk mund t'i verë fëmijët

dhe pleqtë në majë të bajonetës, sikundër bëjnë sot ushtarët

amerikanë në Vietnam. Pa këtë ndjenjë mëshire njerëzit

do të shfaroseshin, siç janë shfarosur gjatë historisë sa

herë kanë mbetur pa të. Në veprat e tij didaktike, etike dhe

shkollore Naim Frashëri ndonjëherë e ka tepruar me moralizime,

ka përhapur aso mendimesh, që aspirojnë një njeri,

i cili do të ishte, si thotë një fjalë popullore, i mirë aqë shumë

sa nuk do të vlente asgjë, dhe ka aspiruar një njeri, pothuaj

pasiv. Në qenësi këtë parim moral të Naim Frashërit,

megjithatë, nuk mund ta njësojmë me parimin moral të

Tolstoit, i cili ka predikuar moskundërshtimin e së keqes

me dhunë. Yeprat e tij më voluminoze poetike, Historia e

Skënderbeut dhe Qerbelaja, në të vërtetë janë apoteozë e

trimërisë, e qëndresës, e heroizmit dhe e luftës së drejtë

për mbrojtjen e lirisë, të dinjitetit kombëtar dhe të së mirës

njerëzore. Naim Frashëri si poet — e veprat e tij poetike

kanë ushtruar ndikimin më të madh — nuk ka aspiruar pra,

246

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!