09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

statohet se ndërmjet modestisë së rrejshme dhe heshtjes si

pozë intelektuale, në njërën anë dhe etjes për publicitet

dhe reklamë, në anën tjetër, ekziston vetëm një hap i vogël,

të cilin më së shpeshti e bëjnë ata që nën lëkurën e engjëllit

fshehin djallin.

Të gjithë njerëzit, si as të gjithë krijuesit nuk janë të

aftë për heshtjen si pozë intelektuale. Edhe për këtë formë

të heshtjes duhet pasur një prirje të caktuar, e në radhë të

parë prirje të skenës artistike. Për çdo pozë duhet njëfarë

prirje, pavarësisht pse kjo është prirje banale, dhe shkrimtarët

me talent krijues, zakonisht, nuk janë të pajisur me

këtë prirje aq të shpeshtë në jetën njerëzore. Në qoftë se

nuk e frymëzon interesi, heshtja si pozë intelektuale nuk

mund të quhet gjithmonë e pamoralshme, por mund të

quhet qesharake dhe e marrë. Heshtja si pozë intelektuale

është, pra, një ves njerëzor, sikundër janë lavdërimi, snobizmi,

rrena për sport dhe veset e tjera të vogla, që nuk u

sjellin të tjerëve dëme të mëdha, por i besdisin.

Forma e tretë e heshtjes ishte e ashtuquajtura heshtje

utilitare, të cilën e frymëzojnë interesa të caktuara në një

moment të caktuar historik ose, më në fund, në një situatë

të caktuar shoqërore. Kjo formë e heshtjes në të vërtetë

është forma më problematike si në pikëpamje të motiveve

që e nxisin, ashtu edhe në pikëpamje të pasojave që e pasojnë.

Kjo heshtje është problematike edhe sa i përket

konstatimit të saj: është vështirë të thuhet se përse një krijues

hesht në një situatë të caktuar: se dëshiron të përfitojë

nga „kompromitimi" i të tjerëve, që flasin dhe angazhohen

për një çështje të caktuar; se dëshiron të çelë rrugën për

ngritje eventuale; se nuk dëshiron të krijojë kundërshtarë

eventualë apo se, më në fund, nuk dëshiron të gjendet në

nishanin e vrojtimit kritik të të tjerëve. Pavarësisht se cili

do të jetë motivi i heshtjes, megjithëse këto motive shpesh

shkojnë bashkarisht, është e sigurtë se heshtja e tij është

utilitarisht e paramenduar. Nuk është i vogël numri i njerëzve

dhe krijuesve që flasin kur nuk duhet dhe tek nuk është

e nevojshme, por që heshtin me qëllim pikërisht në momentet

kur duhet të thonë fjalën e tyre. Ata janë posaçërisht

të zëshëm në disa rrethe të mbyllura, nëpër kafene

26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!