09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

cilave krijohet një vepër letrare, nuk është e thënë të jenë

identike me ligjet e jashtme të realitetit, por është e thënë

të kenë logjikën e vet, të brendshme, të kenë ekzistencën e

vet të logjikshme. Yepra letrare do të jetë e rrejshme dhe

nuk do të ketë të vërtetën e vet, nuk do të jetë realitet i ri

objektiv, në qoftë se nuk është e motivuar, e bindshme,

realiste në kuptimin e saj. Shkrimtari e deformon realitetin

jetësor për hir të vërtetës së vërtetë jetësore, për hir të qenësisë

duke krijuar ashtu një realitet të ri. Në këtë kuptim janë

vepra realiste si Komedia Hyjnore ashtu edhe Don Kishoti,

si Hamleti ashtu edhe Fausti; në këtë kuptim janë realiste

edhe tregimet fantastike të Balzakut dhe romantikut gjerman,

Hofman, të cilat, siç thotë Gjergj Llukaçi në Kontributet

për historinë e estetikës, hyjnë ndër veprat që Karl Marksi

i vlerësonte posaçërisht lart. Tekembramja, çdo vepër e

vërtetë letrare, çdo vepër që ka vlerë të pamohuar artistike

është realiste në këtë kuptitn për shkak se përmes krijuesit

të saj, ndjenjave, mendimeve, emocioneve, dhëmbjeve,

gëzimeve, vizioneve të tij artikulohen problemet e jetës

dhe të shoqërisë. Në njëfarë mënyre, çdo shkrimtar i vërtetë

është realist, realist i thellësive të jetës, tek të cilat nuk mund

të depërtojnë shkrimtarët që s'mund të thyejnë cipën e realitetit.

Qoftë kur gjendet në pozitën e përcjellësit të letërsisë

së sotme, qoftë kur gjendet në pozitën e historianit, Razi

Brahimi është në radhë të parë i interesuar për analizën

sociologjike dhe ideologjike të veprës letrare apo të krejt

krijimtarisë së një shkrimtari. Ai shkruan më së shumti për

temën e motivet — kur bën fjalë për poezinë, dhe për temën

e personazhet — kur bën fjalë për prozën e ndonjë shkrimtari.

Si kur shkruan për poezinë, si kur shkruan për prozën,

ndërkaq, ai më së shpeshti mirret me trajtimin dhe vlerësimin

e ideve të veprës dhe të ideologjisë së shkrimtarit.

Ai kujdeset të gjejë ide veprimi, domethënë ideologji edhe

aty tek ndonjë kritik tjetër do të gjente vetëm gjeste filosofike;

ai kujdeset të gjejë deklarimin politik të shkrimtarit

edhe aty tek ndonjë kritik tjetër do të kërkonte vetëm

moralin dhe etikën e tij. Ai i gjurmon me kaq kujdes idetë

219

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!