09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

zohen, ua puthin duart, ua heqin kapelat, ua mbajnë palltot,

ua lustrojnë këpucët, ua brushojnë rrobet. Megjithëse

shkrimet e mediokriteteve, zakonisht, përfundojnë në

shportën e estetikës dhe s'mund të gëzojnë kurrë dashurinë

dhe respektin e lexuesve, historianët e letërsisë interesohen

për to jo për shkak të vlerës që mund të kenë po për shkak

se përmes tyre mund t'i shohin dhe studjojnë më lehtë

ndikimet e asimiluara që çdo letërsi kombëtare pranon prej

letërsive të popujve të tjerë e, sidomos, prej letërsive të

mëdha.

Mediokritete mund të ketë, gjithashtu, shumë edhe në

fushën e krijimtarisë shkencore dhe të gjitha ato që mund

të thuhen për mediokritetet e krijimtarisë letrare, me disa

modifikime, pakashumë vlejnë edhe për këta të dytët.

Mediokritetet e krijimtarisë shkencore ju binden pa resiztencë

autoriteteve të huaja shkencore dhe pohimet apo mohimet

e tyre, pa ja nënshtruar gjykimit kritik, i përcjellin

edhe në fushën e shkencës nacionale. Kështu, për shembëll,

mediokritetet e kritikës dhe të shkencës letrare do të pohojnë

se çdo pohim i marksistit sovjetik, i strukturalistit

francez, i formalistit rus, i fenomenologut gjerman, i linguistit

amerikan, i stilistikut italian, i sociologut hungarez

janë fjala e fundit, e modës dhe shkencës, që duhet të jetë

çelësi më universal, me të cilin do t'i çelin dyert e botës

akoma modeste të letërsisë nacionale, të cilat kallauzat e

huaj, po u përdoren pa kurrfarë përpunimi, më parë i thejnë

se ç'i çelin. Në qoftë se mediokritetet e krijimtarisë shkencore

kanë pasur fatin e jashtëzakonshëm të gjenden nëpër

katedra, atëherë do të kënaqen t'ua transmetojnë dëgjuesve

pohimet e huaja shkencore, duke mos u lodhur t'i studjojnë

vetë çështjet, që sypozohet se duhet t'i studjojnë. Ata bëhen

vetëm përcjellës, transmetues të rezultateve hulumtuese të

të tjerëve në vend se të jenë vetë krijues, hulumtues.

Mediokritete mund të ketë posaçërisht shumë edhe

në jetën politiko-shoqërore dhe, sikundër e dëshmon përvoja

jetësore, këto mediokritete, me cilësitë e tyre, e kompletojnë

akoma më shumë portretin e mediokritetit në

përgjithësi. Disa prej mediokriteteve të jetës politiko-shoqërore

janë modiokritete vetëvetiu, pse kanë lindur dhe janë

13

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!