09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Një disponim i kthjellët dhe një ton aktiv ka gjetur

kështu shprehje në vjershat e cikleve Kushtimi, Idhuj të

rrejshëm dhe, sidomos, në poemën E dij një fjalë prej guri,

titulli i së cilës është bërë edhe titulli i përmbledhjes. Në

këto vjersha Azem Shkreli është frymëzuar prej disa problemeve

shoqërore dhe morale aktuale si dhe prej idealit

të njohur revolucionar dhe në to e ka shfaqur qëndrimin e

vet kritik — në rastin e parë apo qëndrimin himnizues

— në rastin e dytë. Ideja transparente e përmbledhjes,

fjala prej guri e Azem Shkrelit, është konkretizuar posaçërisht

në poemën E di një fjalë prej guri, në të cilën ai e ka

kënduar edhe njëherë idenë madhështore të revolucionit

dhe, edhe njëherë e ka përsëritur këtu tek ne atë këngën

gati të harruar, mbi rolin e punëtorit dhe të fshatarit në

arenën e historisë. Ai e ka thënë ngapak me pozë, dhe jo i

çliruar plotësisht prej tonit publicistik, se të gjithë ata që

nuk orientohen në varësi prej idealit të revolucionit, janë

të gjykuar për vdekje, janë banorët e varreve të së shkuarës.

Në vjershat më të mira të përmbledhjes më të re të

Azem Shkrelit njeriu e ndjen pulsin e jetës, por në disa

prej vjershave të tjera të kësaj përmbledhje e ndjen, njëkohësisht,

edhe zërin e poetit, i cili dëshiron të mbajë ligjërata

morale përmes vargjesh. Disa prej vargjeve të tij

nuk i drejtohen aq botës emocionale të lexuesit dhe e provokojnë

në një masë të vogël imagjinatën e tij; ato janë,

kryesisht, vargje që i drejtohen intelektit të tij. Azem Shkrelit

gati asnjëherë nuk mund t'i ndodhë ta dëmtojë mendimin

ose përfytyrimin me anën e ndonjë figure, që do të ishte

në mospajtim logjik me fillin e mendimit por, gjithashtu,

atij nuk i shkon lehtë përdore ta strukturojë vargun në

mënyrën që ta thellojë psikologjikisht dhe emocionalisht

vjershën në tërësi. Për këtë arësye vargu i tij është i lëmuar,

i gëdhendur, korekt, por shumë rrallë asociativ dhe befasues.

Azem Shkreli, gjithsesi, nuk është krijues që provon

të çelë rrugë të reja as në pikëpamje të ideve të trajtuara,

as në pikëpamje të figurës poetike e as në pikëpamje të

gjuhës së poezisë. Ai kënaqet të ecën rrugëve që në poezinë

shqipe janë çelur tani dhjetë — pesëmbëdhjetë vite, prandaj

edhe përshtypja e arësyeshme se ecja e tij nëpër këtë

109

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!