09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

desin që Ismail Kadare ka treguar ndaj këtyre të vërtetave.

Anakronizmat në romanin Kështjella nuk e cenojnë vlerën

artistike të veprës për shkak se ai ka mbërrijtur ta shohë

në thellësi, ta trajtojë dhe realizojë artistikisht të vërtetën

historike të një kohe dhe të një populli. Eseisti polak, Jan

Kot, ka vënë në dukje në librin Shekspiri bashkëkohës iynë

se si dramaturgu i madh i Renesansës angleze nuk i ka njohur

mirë as historinë as gjeografinë: sipas tij Çekosllovakia

është vend që del në det; Firenca është skele detare; Ulisi

citon mendimet e Aristotelit; Timon Atinasi, po ashtu,

citon Senekën dhe Galenin; topat me barot bëjnë kërdinë

edhe në kohën kur njerëzimi akoma nuk e njihte barotin,

e të tjera. Shekspiri, megjithatë, është Shekspir dhe anakronizmat

e këtilla mund t'u bien në sy vetëm qëmtuesve të

pluhurosur të arkivave, që u shëmbëllejnë minjve të hutuar.

E vërteta artistike është një e vërtetë e thellësive të jetës,

prandaj ajo mund të puthet me të vërtetën historike në përgjithësi

e jo edhe me të vërtetat historike në veçanti. Në

romanin Kështjella e vërteta artistike përputhet me atë të

vërtetën e përgjithshme historike; Ismail Kadare i ka qëndruar

besnik frymës së kohës, kahjes së historisë, nivelit

të përgjithshëm të zhvillimit material dhe kulturor, mentalitetit

dhe etnopsikologjisë së njerëzve të asaj kohe. Ai është

marrë më tepër me psikologjinë e tyre në përgjithësi se sa

me psikologjinë e tyre në veçanti. Ai, ndoshta, nuk është

përpjekur më tepër të krijojë tipe të caktuara për shkak se

ka dashur të zëjë lëvizjet dhe reagimet e masës më tëpër se

sa të depërtojë në botën e brendshme të individit. Në vizio

nin e tij shquhen më tepër se individët dy ide që janë të bartura

prej dy palëve: ideja e dhunës, që e mbron pala turke

dhe ideja liridashëse, që e mbron pala shqiptare. Në romanin

e tij ballafaqohen pra dy botëra, dy ideologji, dy etika

kundërshtare, prandaj edhe rëndësia e individualizimit

zhduket para rëndësisë së konfrontimit të këtyre dy botërave

antagoniste.

Megjithëse tradicional dhe modern njëkohësisht përkah

prosedeu, romani Kështjella nuk është i shtruar as si romanet

e njohura historike të Leon Tolstojt, as si romanet psikologjike

të Xhems Xhojsit, e as si romani poetik i Marsel Prustit.

158

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!