09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Rostova, Andrej Bolkonski, Milosao, Skënderbeu, Nik

Peta, Pavel Vllasovi janë heronj pozitivë, kurse Homeri,

Shekspiri, Pushkini, Balzaku, Tolstoji, Maksim Gorki,

De Rada, Naimi, Gavril Dara i Riu, duke i krijuar këta

heronj, kanë menduar t'i shquajnë virtytet e tyre, cilësitë e

tyre pozitive shpirtërore. Përse, atëherë, Ismail Kadare

mund të pohojë se këta, dhe një galeri e tërë heronjsh pozitivë

në letërsinë botërore dhe shqipe mund të quhen të zbetë

dhe të pafuqishëm? Sigurisht për shkak se ai e redukton

karakterin pozitiv të njeriut, në këtë mes të personazhit

letrar, vetëm në një sferë të caktuar të mendimeve, ndjenjave

dhe veprimeve të tij. Në qoftë se ai pohon se heronjtë

pozitivë të letërsive të shkuara kanë mbetur të parealizuar

artistikisht, sigurisht mund të pohojë ashtu vetëm në qoftë

se mendon se ata nuk ndjejnë, nuk veprojnë dhe nuk mendojnë

në pajtim me ndjenjën, veprimet dhe mendimet e

njeriut me bindje socialiste. Heroi pozitiv i letërsive të

shkuara, pra, është i zbetë për shkak se nuk është hero me

vetëdije socialiste, se karakteri, morali, etika e tij nuk mund

të quhen të pranueshme për bindjet tona. Kriteret etike,

sipas të cilave ai e vlerëson karakterin e heroit, janë, pra,

jashtëzakonisht të reduktuara dhe mbështeten kryekëput

në kriterin ideologjik. Ato janë njëkohësisht antihistorike

sepse autorët e heronjve të letërsive të shkuara nuk mund

të kishin ato bindje filosofike, ideologjike dhe etike, që mund

të kenë shkrimtarët e kohës sonë. Nuk është e çuditshme,

prandaj, përse ky shkrimtar e lufton skematizmin duke

ja çelur rrugën skematizmit dhe pse, vetëm disa rreshta

më vonë, do të bjerë në kontradiktë me vetëveten dhe ta

përligjë nevojën e skematizmit në disa momente të caktuara

të letërsisë kombëtare: „Ne jemi kaq të fuqishëm që të

mos e kemi nevojën e një ndihme të tillë si ajo e skematizmit".

Kjo do të thotë se letërsia jonë dikur e shfrytëzonte ndihmën

e skematizmit. Skematizmi, ndërkaq, nuk është kurrë i

dobishëm për ndonjë letërsi, kurse letërsia shqipe nuk e

ka pasur kurrë nevojën e tij.

Në fund të këtyre shembëllave, prej të cilave shihet

qartë se si Ismail Kadare herë nuk mund të nxjerrë e herë

235

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!