09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

cjellë dhe nuk interesohet për fatin e tyre, ata sillen, diskutojnë

ose flasin vetë me vete ashtu sikundër nuk do të silleshin,

të flitnin dhe të diskutonin po të dinin se pasqyra me

manjetofonin janë instaluar mbi ta. Është e kuptueshme

se njeriu që ka fatin e rrallë t'i shikojë këta njerëz përmes

pasqyrës së vendosur mbi kokat e tyre do të jetë i befasuar

se çfarë grimasash bëjnë ata, për çka krejt mund të flasin,

për çfarë problemesh interesohen dhe me çfarë gjuhe shprehen.

Njeriu që ka pasur fatin e rrallë ta përcjellë këtë pasqyrë

është autori, kurse pasqyra përmes së cilës i ka përcjellë

ata njerëz në çastet intime të gjestit, të mendimit dhe të

ëndërrës janë vetëdija dhe ndërdija e një protagonisti të

mbyllur në një dhomë, që janë aktive brenda një kohe fare

të shkurtër: një nate.

Vepra e Anton Pashkut, Oh, është vepër mbi njerëzit

e shqetësuar të kohës sonë të cilët, duke qenë të shqetësuar

dhe të tëhuajur mendojnë për problemet, që janë motivet

themelore të shqetësimeve të tyre. Si shkrimtar i

cili përmes pasojave që shprehen në botën shpirtërore të

njeriut i sugjeron edhe shkaqet e tyre, por duke mos emërtuar

kurrë me gjuhën e vetëdijës, ai është kujdesur që ato

probleme t'i vështrojë prej tri aspektesh të ndryshme: prej

aspektit historik — që është dimensioni i parë simbolik,

prej aspektit aktual — që është dimensioni i dytë dhe prej

aspektit utopik — që është dimensioni i tretë simbolik

i veprës së tij. Megjithëse që të tri këto aspekte gërshetohen,

plotësohen dhe ndriçohen reciprokisht, aspekti i parë dhe

i treti në të vërtetë janë në shërbimin e aspektit të dytë, në

saje të të cilit ai edhe e ndërton vizionin e tij mbi situatën e

sotme të njeriut. Në këtë botë të Anton Pashkut shihen

njerëz që vuajnë prej mizoginisë, mizandrisë, mizogatisë,

mizokalisë, mizokozmisë, genofobisë dhe fobive të tjera;

bota e veprës së tij është e banuar, pra, prej njerëzish me

dëshira, vullnete dhe aktivitete plotësisht të kundërta,

të cilët nuk mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Kështu,

për shembëll, disa prej këtyre njerëzve mendojnë se nuk

duhet të shikojnë asgjë përtej çatisë së përdheckes së tyre;

disa të tjerë nuk janë në gjendje të shohin se ç'po ngjet rreth

përdheckes së tyre për shkak se shikojnë vetëm përkrye

176

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!