09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e romantizmit i karakterizon tëhuajsimi prej shoqërisë në

të cilën jetojnë dhe, si pasojë e huajsimit, ikja në të kaluarën

mesjetare, në orient dhe, në mitologjitë nacionale — siç

veprojnë romantikët e Evropës Perëndimore, kurse ikja

në të kaluarën e lavdishme dhe mitologjinë nacionale — siç

veprojnë romantikët e vendeve të robëruara asokohe, prandaj

edhe romantikët shqiptarë. Në këtë ikje të tyre imagjinative,

romantikët doemos janë zatetur në elementet fantastike:

drangonjt, zanat, shtojzavallet, engjujt, dervishët,

shtrigat, djajt, lugetërit, vërkolakët e të tjera, që do ta cilësojnë

dhe dallojnë botën imagjinative të romantikëve prej

botës letrare të shkrimtarëve të të gjitha periudhave të tjera

historike dhe jo pse mund të jenë përdorur vetëm në veprat

e romantizmit, por pse vetëm në veprat romantike kryejnë

funksion të veçantë ideoartistik, duke u bërë si cilësi e stilit,

në kuptimin e ngushtë të fjalës ashtu edhe e botëkuptimit

të tyre. Prandaj, t'i bësh vërejtje një romantiku çfarë është

Naim Frashëri pse në veprën e vet fut elemente fantastike, që

kanë karakter jorealist, është njësoj sikur të shtrosh pyetjen

përse fare ekziston romantizmi si drejtim letrar, që me idetë,

problemet dhe, më në fund, edhe formën e veprave që e

cilësojnë, është superstrukturë e kontekstit shoqëror-historik,

kurse të shtrosh pyetjen përse ekziston romantizmi

është njësoj sikur të shtrosh pyetjen përse janë bërë Revolucioni

i madh francez, që aqë shumë ka ndikuar në vetëdijen

dhe botën shpirtërore të romantikëve, Revolucioni i Korrikut,

Revolucioni hungarez, Revolucioni i Tetorit, e të tjera.

Dhe, në fund, të bësh një pyetje të tillë është njësoj sikur të

kërkosh që të njëjtat forma të shprehjes, të njëjtat lloje dhe

gjini letrare të petrifikohen njëherë e përgjithmonë, çka,

fatlumisht, nuk është e mundur. Në këtë mënyrë, parimi

historik, që është kontributi më i rëndësishëm, me të cilin

marksizmi e ka pasuruar shkencën e historisë së letërsisë,

ndonjëherë nuk ka dhënë pohime të qëndruara në praktikën

kritike të Razi Brahimit qoftë për shkak të përdorimit

të gabuar, antihistorik, të kategorisë realizëm — kur bën

fjalë për veprat e rilindësve tanë, qoftë për shkak të përdorimit

të saj në një kuptim të ngushtë — kur bën fjalë për veprat

e shkrimtarëve të sotëm. Megjithëse në shkrimet e botuara

217

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!