09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe trotuare me miqtë dhe shokët e vet, por janë posaçërisht

të heshtur atëhere kur do të duhej dalë në foltore.

Nuk mund të mohohet se ndër varietetet e shumta të tipeve

njerëzore gjenden edhe të tillë që nuk mërziten për asgjë

dhe u rrin gjithmonë ora dymbëdhjetë, por numri i tyre

është fare i vogël në krahasim me numrin e atyre të tjerëve,

që heshtin si demagogë, oportunistë dhe, gjoja, qytetarë

lojalë. Dhe këta heshtakë zakonisht heshtin vetëm publikisht,

por veprojnë nën tokë: i sufrojnë të tjerët, u mbajnë

ligjërata të fshehta, ua hartojnë strategjinë dhe, mandej,

kapardisen për ngadhnjimin e një të bëre të caktuar. Në

këtë botë, mjerisht, gjithmonë ka pasur dhe do të ketë

individë e, madje edhe krijues që e kapin zjarrin me mashë.

Për ta nuk ekzistojnë parime të etikës, por vetëm parime

të levërdisë, demagogjisë, oportunitetit, servilizmit. Dhe,

këta shpirtëra të mallkuar, kur janë posaçërisht dinamikë,

të shkathët dhe të qëruar prej skrupullash i sjellin moralit

shoqëror po aq dëm se edhe ata që gjenden vazhdimisht

në anën e kundërt të barikadës. Mund të thuhet kështu

për shkakun e thjeshtë se edhe heshtja utilitare në të vërtetë

është një formë e angazhimit, por e angazhimit djallëzor

në shërbimin e të keqes.

Prej këtyre tri formave të heshtjes, prandaj, mund

të respektohet vetëm heshtja si gjest filosofik. Por ka arësye

të mjafta të përbuzen ata që heshtin kur duhet të flasin,

ata që flasin çfarë s'duhet folë kur është e nevojshme të

heshtin, po aq sa ka arësye të mjafta që të përbuzen ata

që mjerimin e tyre intelektual dhe kotësinë shpirtërore i

kënaqin duke i përfolë të tjerët.

Shpresoj se lexuesit e mi do t'i kuptojnë këto fjali

dhe do të pajtohen — shumica dhe do të revoltohen —

pakica. I siguroj se pakica janë lënda e këtij eseu, që nuk

është shkruar me qëllim të përmirësimit të tyre, meqë ata

janë pjekur dhe djegur duke heshtur kundruall foltores

dhe duke u çjerrë nëpër kafene, por me qëllim të frymëzimit

të kolegëve të mi të pendës që ta pasurojnë letërsinë

shqipe me tipe të reja.

27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!