09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

prandaj, ai kujdeset të na takojë me njerëzit e përvuajtur,

që me sharrë në duar bredhin prej një qyteti në qytetin tjetër,

po edhe me njerëzit që nuk kanë pushuar kurrë me „dashuruar

me jetë lirinë", që nuk e kanë pushuar këngën e

cila „ka folur për një tokë diellore ka folur për diçka të

shtrenjtë". Në të gjitha këto vjersha Ali Podrimja është

kujdesur të vejë në plan të parë angazhimin e vet, që shprehet

si reagim i tij emocional ndaj problematikës që e ka frymëzuar.

Një pjesëmarrje aq e fortë shpirtërore shihet edhe prej

përsëritjeve të shpeshta të ca fjalëve, prej paralelizmave

sintaktike-ritmike dhe, gjithashtu, prej fuqisë së ndjenjës,

të cilën në rastet më fatlume nuk e përcjell edhe retorika

e shprehjes.

Duket se në poezinë lirike shumë më tepër se në gjinitë

dhe llojet e tjera të krijimtarisë letrare vlen ligji i frymëzimit

dhe i përjetimit të vërtetë shpirtëror të asaj që bëhet

objekt i këngës së poetit. Vjershat e cikleve të lartëpërmendura

janë poezitë më të mira të përmbledhjes së Ali Podrimjes.

Ato janë më të ngrohta përkah emocionet dhe më të

gjera përkah mundësia e plotësimit asociativ nga ana e

lexuesit. Një frymëzim i sinqertë, i sendërtuar poetikisht

nëpër vargje të gjalla përkah ndjenja ritmike, po të ngrysta

përkah ngjyra e disponimit, mund të vërehet, po ashtu,

edhe në vjershat e ciklit intim Dhomat e zbrazta, që hyn ndër

ciklet më të bukur të përmbledhjes Sampo.

Vjershat e përmbledhjes më të re të Ali Podrimjes dallohen

pakashumë prej vjershave të përmbledhjeve të tij

të tjera në radhë të parë përkah karaktaristikat e prosedeut

krijues. Më të kondenzuara — por edhe të ruajtura prej

hermetizmit — vjershat e tij nuk kanë qenë ndonjëherë përpara.

Deklarative dhe transparente ndonjëherë në fillim të

krijmtarisë, apo të mbyllura me çelësin e figurës anarkike

dhe të pazbërthyer kuptimisht prej lexuesve tanë të pastërvitur

— më vonë, vargjet më të reja të Ali Podrimjes ruajnë

një si pastërti klasike: në të shumtën e rasteve, fjala e tij

është e matur mirë dhe e vënë në vendin e vet. Në këto

vjersha Ali Podrimja përdor një prosede të ri, që s'e ka përdorur

përpara: përsëritjen e ca fjalëve dhe lokucioneve me

anën e të cilave e fuqizon përjetimin e vjershave të tij. Në

126

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!