09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Po kjo nuk do të thotë se në mungesë të kushteve që ta

shfaqin lirisht elokuencën dhe prirjen e tyre të gojtarisë si

dhe të nxjerrin ndonjë gojtar të dalluar, ata nuk kanë mundur

të nxjerrin ndonjë demagog të dalluar dhe nuk janë

ballafaquar me dukurinë e demagogjisë, që u ka sjellë të

këqia poaq sa edhe vetë pushtuesit e huaj.

Në qoftë se, megjithatë, demagogjia (dhe gojtaria)

ndër këta popuj nuk ka lulëzuar në masën në të cilën ka

lulëzuar ndër popujt e tjerë të lirë, nuk mund të thuhet se

në pikëpamje të kësaj shkathtësie të vegjlit qëndrojnë edhe

sot e gjithë ditën pas të mëdhenjve. Demagogjia nuk kërkon

investime sikundër kërkojnë ekonomia, arësimi, kultura

dhe shkenca; ajo zhvillohet vetë dhe, madje, me hov

të madh teksa t'i krijohen kushtet e volitshme shoqërore,

sociale dhe politike; ajo mund të financohet prej vetëvetes,

ashtu sikundër e financojnë vetëveten të gjitha sëmurjet

infektive dhe të ushqehet prej vetëvetes, ashtu sikundër

ushqehet devja prej gungës së vet. Nuk është çudi, prandaj,

pse përkundër ekonomisë, arësimit, kulturës dhe shkencës

së vendeve të vogla, që janë shumë mbrapa ekonomisë,

arësimit, kulturës dhe shkencës së vendeve të mëdha, demagogjia

në mjediset e të parave, pa dyshim, e ka zënë ritmin

e zhvillimit të demagogjisë në mjediset e të dytëve. Demagogjia,

si sëmurje shoqërore, gjithmonë zhvillohet në dëmin

e shëndetit të shoqërisë; një ves, sikundër edhe një degë e

ekonomisë, mund të përparojë më shumë vetëm në dëm të

virtyteve, respektivisht të degëve të tjera ekonomike. Në

qoftë se i besojmë kësaj logjike fiziologjike dhe ekonomike,

atëherë duhet ta kemi pak a shumë më të qartë pse në mjediset

e prapambetura (çfarë është, fjala vjen, Kosova) ka

më shumë demagogë të shkathët se gojtarë të talentuar,

më shumë fraza të thata, gjeste ekspresive, sjellje dhe të

bëra demagogjike se sa mendime të thella, të rëndësishme,

që i ngrisin dhe frymëzojnë pozitivisht qytetarët e tjerë.

Përse demagogjia mund të përparojë ashtu shpejt në

mjediset e prapambetura?

Me ndryshim prej mjediseve të përparuara, ku qytetarët

janë më të ngritur, më të arësimuar, prandaj edhe më të

pregatitur shpirtërisht që ta dallojnë gojtarin e ndershëm

41

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!