09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tilla nuk mund të kenë vlerë, shpesh, të lartë artistike, por

kjo do të thotë se veprat e tilla në asnjë rast nuk është e

thënë se janë universale për vetë faktin pse nuk janë nacionale

përkah përmbajtja. Letërsia, nëpër dejt e së cilës nuk

rrjedh gjaku i atdheut, nuk mund të jetë vetëvetiu letërsi

nëpër dejt e së cilës do të rrjedhë gjaku i botës. Shkrimtari

i cili nuk e ndjen pulsin e popullit të vet, aq më pak mund

të jetë shkrimtar që do të ndjejë pulsin e gjithë njerëzimit.

Eskili është shkrimtar i gjithë botës për shkak se është në

radhë të parë shkrimtar i grekëve të lashtë; Dante është

shkrimtar i botës për shkak se është shkrimtar i italianëve

mesjetarë; Shekspiri është shkrimtar botëror për shkak

se është në radhë të parë shkrimtar anglez; Rabindranat

Tagora është shkrimtar botëror për shkak se në radhë të

parë është shkrimtar i indianëve; Tolstoj, Dostojevski,

Tomas Mani, Balzaku, Marsel Prusti, Njegoshi, Naimi

janë shkrimtarë të mëdhenj për shkak se janë në radhë të

parë rus, gjerman, francez, malazez, shqiptar. Thellësia e

trajtimit të së veçantës kombëtare e kushtëzon, pra mundësinë

e ngritjes kuptimore të saj në të përgjithshme njerëzore.

Sepse, shkrimtarët që shtrojnë çështje të rëndësishme kombëtare

njëkohësisht shtrojnë çështje të rëndësishme të gjinisë

njerëzore; shkrimtarët që janë në gjendje të shohin

dhe shprehin synimet kombëtare njëkohësisht i shprehin

edhe synimet historike botërore. Shkrimtarët e mëdhenj

janë bërë të mëdhenj duke trajtuar atë që më së miri e kanë

njohur dhe, meqenëse e kanë njohur më së miri fatin dhe

ekzistencën e popullit të vet, është e kuptueshme pse gjithë

shkrimtarët e mëdhenj janë në radhë të parë shkrimtarë

kombëtarë.

Të gjithë ata që për hir të karakterit universal e harrojnë

ose e injorojnë karakterin kombëtar të letërsisë, në të vërtetë

i shërbejnë vetëdijshëm ose jo, një, le ta quajmë ashtu,

politike imperialiste letrare dhe kulturore. Të këtillët qëndrojnë

në të njejtin front të barikadave me ata që kur flasin

për letërsinë botërore në të vërtetë flasin për letërsitë e

popujve të mëdhenj, që, shpresojnë, duhet t'ua diktojnë

kahet. idetë, format letërsive të popujve të vegjël. Kreatorët

e diplomacisë së dominimit politik gjithmonë i kanë pasur

80

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!