09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Musa Ramadani kërkon frymëzime prej problemeve të

njeriut të të gjitha meridianeve dhe të të gjitha kohëve, edhe

pse, kuptohet fare qartë, dialogu i tij poetik ka të bëjë me

këtë njeriun e kohës sonë. Ai nuk është i interesuar të krijojë

poezinë e vogëlsirave — edhe pse në krijimtarinë artistike

nuk ka cikrrime, nuk ka gjëra të vogla dhe të mëdha,

probleme të denja dhe të padenja frymëzimi dhe trajtimi

— po, në radhë të parë, poezinë e motiveve të ashtuquajtura

universale. Musa Ramadanin e tërheqin qenësitë e dukurive

që janë duke u përsëritur prej dy paraardhësve tanë të

parë, Adamit dhe Evës, e deri në ditët tona. Duke iu larguar

asaj lloj poezie, autorët e së cilës e krijojnë duke i

menduar gjithnjë duartrokitjet e estradës, dhe duke ju

reshtur si për shkak të realizmit të saj sipërfaqësor, ashtu

edhe për shkak se nuk mund të ketë një interes më të gjerë

përveç interesit për lexuesit e ambientit tonë, Musa Ramadani

ka vendosur të krijojë një lloj tjetër poezie: poezinë,

që s'mund të ketë shumë lexues njëherë për një herë, po,

që, mund të supozojmë, do të ketë një ditë. Për të mund

të thuhet lirisht se është liriku ynë i parë që plotësisht

vetëdijshëm është nisur rrugës së poetëve që përpiqen ta

identifikojnë subjektin me objektin, se është lirik i shkoqur

prej temave të njohura të folklorit tonë, prej të cilave, po

ashtu, shkrimtarët e fortë mund të krijojnë akoma poezi

dhe vepra me interes të përgjithshëm, me kuptim universal,

me vlerë të pakaluar.

Mund të supozohet me të drejtë se shumica e vjershave

të para të Musa Ramadanit, si për shkak të vetë

materies së trajtuar ashtu edhe për shkak të mënyrës së

trajtimit të saj, nuk do të kuptohen lehtë, prandaj as të

lexohen me ndonjë ëndje të posaçme prej lexuesve tanë.

Në këtë përmbledhje ai ka dhënë shenjat e një sensibiliteti

çfarë në ambientin tonë do të zhvillohet vetëm pas ca vitesh,

apo ndonjë decenie, dhe për këtë shkak është e besueshme

që përmbledhja e tij të hasë në vështirësi komunikative me

lexuesit e saj.

Poet i orientimit meditativ, Musa Ramadani mund të

quhet lirisht poet i psikologjisë bashkëkohore, i problemeve

dhe dilemave shpirtërore të njeriut të kësaj kohe. Ai është

86

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!