09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

MUNDËSITË DHE KUFIZIMET E NJË

METODE KRIJUESE

Vepra e Anton Pashkut, Oh, me titullin poaq të çuditshëm

sa edhe me botën që ky titull e përfaqëson, është

gjithsesi njëra prej veprave interesante të letërsisë bashkëkohëse

shqipe. Kjo vepër në të vërtetë është një provokim

jo vetëm për lexuesit, që akoma nuk janë plotësisht të pregatitur

shpirtërisht t'i përcjellin të gjitha aventurat imagjinative

dhe intelektuale të disa krijuesve tanë, por edhe për

kritikët letrarë, të cilët metodat e kritikës së tyre akoma nuk

ia kanë përshtatur në masën e duhur interpretimit, shpjegimit

dhe vlerësimit përkatës të një vepre moderne, sikundër

është ajo e Anton Pashkut. Si do ta interpretojnë kritikët

tanë veprën e këtij autori kur është fare e sigurtë se nuk do

t'ia dalin në krye me simbolikën e saj të ndërlikuar, që lejon

shpesh domethënje të ndryshme? Si do ta interpretojnë

këtë vepër kur, edhe në qoftë se e zbërthejnë në përgjithësi,

nuk do ta quajnë ndoshta momentalisht oportune ta zbërthejnë

në veçanti simbolikën e saj të pasur? Secili kritik

letrar pikë së pari do të jetë i provokuar t'i përgjigjet pyetjes

se cilit lloj apo cilës gjini letrare i takon kjo vepër: tregimit,

novelës, romanit, përrallës, që ka një kuptim të caktuar

alegorik apo, ndoshta, poemës? Vepra e Anton Pashkut,

që në të vërtetë mund të shikohet edhe si një poemë e shkruar

në prozë, e dëshmon mendimin e Tomas Stern Eliotit, i cili

173

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!