09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

është ashtu e lezeçme. Por ndjenja sentimentale, që shpërthen

edhe në këtë pjesë të përmbledhjes, është bërë apoteozë

e jetës patriarkale në pjesën e saj të dytë. Sipas pikëpamjeve

të tij fshati është e vetmja parajsë e kësaj bote.

Fshatarët e tij janë të pasur si farmerët e Kanadasë:

Guri e bleuen grunin thaset mbushen plot miell

E buka shtrohet para në sofrën e bardhë si diell.

(Mullini)

Ata janë të pasur me djath si çobanët mongolez:

Buka e grunit e trashë nji pllambë e djathi përmbi,

Sofra n'tbanin e malsorit për mote ndjell dashni.

(Të qethunat,5)

Të rrethuar prej bollëkut, ata hanë e pinë si Vikingët:

Maza pikon tlynë te goja kur e ofrojnë me lugë

Kafshatat njena mbas tjetrës rrëshqasin flugë.

(Të qethunat,5)

Mbasi e zatesin barkun, ia fillojnë këngës horazi:

Kanga merr dallgë tue mbushë shkrepa e curra

Tue shtegtue nëpër të ngrime e të bardha gurra.

(Të qethunat,3)

Të rinj dhe të vjetër, gra dhe burra — të gjithë janë të gëzueshëm

dhe të lumtur dhe, ashtu siç i festojnë nordiasit

ditët e para të diellit pranveror, i kremtojnë ditët e të qethurave.

Ata që nuk kanë ç'ka të qethin, as të mjelin, as të korrin

nuk duhet përmendur, për shkak se do ta prishnin rehatinë

e asaj parajse. Të gjitha punët e tjera në rregull, fshatarët,

sipas vargjeve të Hasan Hasanit, janë madhështorë edhe

në atë luftën e tyre njeriu me njeri dhe fisi me fis. Një pjesë

e madhështisë së tyre qëndron edhe në atë gatishmërinë

luftarake të hutave dhe celinave të tyre të cilat, „edhe varë

kanë derdhë f lakë për tyte si gurra". Sa për moralin e këtyre

malësorëve është e natyrshme që Hasan Hasani të ketë

vetëm fialë të mira mbasi jeta e lumtur i harmonizon edhe

marrëdhenjet mes njerëzve. Kur e ke barkun plot, shtratin

e butë dhe shëndetin e mirë nuk ke fije nevoje t'ia prishësh

98

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!