09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

poetët e tjerë në vjershën Hajde shok poet e këndoje një

këngë, që të mos largohen „para thjeshtësive të jetës sonë e

gjurmave të shëndritshme". Duke i kaluar me kujdes nëpër

kujtesë shumë nga tragjeditë e banorëve të Sampos dhe

duke u thelluar në persiatje rreth tyre ai ka prekur disa prej

atyre problemeve, që janë kristalizuar në vetëdijen e tij si

plagë të njohura historike. Ali Podrimja ndjen dhembjen

pse mund të konstatojë se ecja jonë drejt të sotmes ishte

ecje „tatëpjetë Golgothës"; dhe mbi këtë dhembje janë

frymëzuar persiatjet e tij të ciklit E një sharrë të zonë e kërkon

nëpër botë, Ata nuk janë më, Kohërat, dhe Si e kemi

zbuluar detin. Poezia e tij, ndërkaq, nuk shterret me kaq,

dhe as me atë ndjenjë. Ali Podrimja është poet që ka dy

vizione: në njërin shihet e djeshmja, kurse në tjetrin e nesërmja.

Ai, pra, dëshiron të jetë edhe poet vizionar. Sigurisht

për këtë shkak disponimi i tij derdhet nëpër nuanca kur

ngapak më të ngrysura, e kur ngapak më të ndriçuara,

ashtu siç rrjedhin edhe vargjet e tij kur nëpër ritme më të

rënda, më të ngadalshme e kur nëpër ritme më të shpejta,

më të gjalla. Nje orientim i këtillë poetik ka bërë që brenda

një poezie shpesh të gërshetohen dy kahje ndjenjash dhe,

ndonjëherë, të realizohet një shtimung që është përplot

ondulacione lirike, si, për shembëll, në këta rreshta:

Përditë vërshon jeta e dashurisë sonë

e kuqlohen bebzat e lindjeve lehonë;

përditë ecim me nga një vdekje më pak

me zjarr në shpirt e me të kaluarën n'lak;

përditë shkruhet legjenda për ne — diell;

përditë lindim më të rinj nën këtë qiell

e bëhemi dashuri, bukë e fjalë lirie,

e bëhemi konak bese, trimërie e ura ardhshmërie;

përditë lindim prej dashurisë sonë

e matemi me largësitë e paskajshme t'mundit tonë. . .

(Rrufes turrin dua t'ia ndal)

Edhe në organizimin e cikleve të Sampos së tij Ali Podrimja

ka pasur ambicjen e arësyeshme që të shkruaj njëfarë historie

poetike në miniaturë të njerëzve të saj. Jo rastësisht,

125

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!