09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nxisin një përqeshje ngapak përbuzëse. Duke marrë, kështu,

parasysh peshën e fajit, por edhe efektin minimal të ndikimit

të tij, Qamil Buxheli niset prej një satire të butë për

të realizuar një disponim të kthjellët humoristik. Për shkak

se janë individualistë dhe egoistë naivë në punën e tyre,

këta katër udhëheqës të shtëpisc së kulturës janë vetëvetiu

komikë. Ata janë qesharakë në shumë pikëpamje; ata

sillen, vishen, flasin, ecin, punojnë, mendojnë, dashurojnë

dhe përgjithësisht veprojnë në mënyrë qesharake; ata janë,

pra, qesharakë jo vetëm me mentalitetin e tyre të vjetëruar,

por edhe me pamjen dhe strategjinë e tyre vepruese burokratike.

Për shkak se nuk janë në gjendje të kuptojnë pulsin

e së resë ata janë të gjykuar të bëhen gazi i botës, që e ka

përqafuar me gjithë zemër këtë të renë. Asnjëri prej tyre

nuk e thotë asnjë fjalë që do të ishte në kundcrshtim me

zhvillimin pozitiv shoqëror, por janë qesharakë pse nuk

dinë të veprojnë, edhe në qoftë se duan të veprojnë, sikundër

lypset, pse çdo punë që e f illojnë u del prapshtë. Megjithëse,

tekefundit, veprimi i tyre nuk është i leçitur prej një prapamendimi

të keq, ata nuk kanë guximin, e as nuk e gëzojnë

favorizimin e rrethanave, që të veprojnë në pajtim

me atë prapamendim. Në vizionin e Qamil Buxhelit ata nuk

janë armiq të shoqërisë dhe të ndërtimit të socializmit,

por janë pengesë e ndërtimit të tij qoftë në mënyrë të vetëdijshme

qoftë mënyrë të pavetëdijshme. Ata janë burokratë

përkah natyra e tyre, por burokratë të kategorisë së njerëzve

që populli do t'i quante sherr-budallë dhe kjo do të

thotë se janë qesharakë. Është e ditur se të gjithë burokratët

nuk janë qesharakë, porse personazhet komike të Qamil

Buxhelit janë burokratë komikc për shkak se janë të paaftë,

kurse sjelljet dhe veprimet e tyre burokratike janë në

kundërshtim me normat dhe kahjet shoqërore. Në një shoqëri,

në të cilën burokratizmi, për shembëll, është dukuri e

rëndomtë, e stimuluar prej pushtetit në fuqi, burokrati vështirë

se mund të jetë qesharak në sytë e të tjerëve për arësyen

e thjeshtë se të tjerët ia kanë frikën. Personazhet komike

të Qamil Buxhelit janë qesharakë për shkak se nuk

janë të favorizuar, për shkak se janë një raritet i padëshiruar.

Njeriu që vepron kundër normave të cilat janë normale për

167

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!