09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të Republikës së Brutit, nën sundimin e Sulltan Hamidit

dhe në kohën e Ataturkut, nën sundimin e Ekaterinës dhe

në vitet e Revolucionit të Tetorit.

Dhe, ashtu sikundër ka pasur dhe ka në të gjitha hapësirat

dhe në të gjitha sistemet shoqërore, po ashtu, mediokritete

ka pasur dhe ka edhe në të gjitha fushat e krijimtarisë

dhe të aktivitetit të njeriut: në krijimtarinë artistike dhe

krijimtarinë shkencore, në jetën kulturore dhe në jetën politike,

në jetën arësimore dhe në komunikimin e përditshëm

ndërmjet njerëzve. Mediokritetet janë aq të përhapur saqë

mund të thuhet se nuk ka fushë të realizimit të njeriut, si

subjek shoqëror, ku nuk shfaqen mediokritetet ashtu si

nuk ka fushë të gjelbër, ku nuk shfaqen kërminjtë pas

shiut.

Posaçërisht shumë mediokritete mund të ketë në krijimtarinë

letrare dhe mediokritetet e krijimtarisë letrare mund

të jenë të interesimeve, profileve, facetave dhe etikave të

ndryshme natyrisht, të interesimeve, profileve, facetave dhe

etikave të ndryshme mesatare. Numri i mediokriteteve në

letërsitë e vogla kombëtare është, veçmas, i madh, megjithëse

opinioni lexues mendon se pikërisht në letërsinë dhe

kulturën e tyre nuk ka mediokritete. Disa prej mediokriteteve

të këtyre letërsive e imitojnë me ngulmë letërsinë

popullore ose, tekembramja, e shfrytëzojnë thesarin popullor

me qëllim që të tërheqin interesimin e opinionit — kur

shkruajnë vjersha dhe proza, apo të shikuesve — kur shkruajnë

drama dhe skenarë filmi. Mediokritetet e këtij interesimi

pohojnë se në atë mënyrë duan të jenë autoktonë, por,

meqenëse janë përgjysmë të aftë, bëhen epigonë të letërsisë

popullore dhe zhyten në folklorizëm dhe në primitivizëm.

Disa prej mediokriteteve të tjera të këtyre letërsive i imitojnë

shkrimtarët e huaj dhe i imitojnë, kryesisht dhe përfundimisht,

ata shkrimtarë të huaj avangardistë, që me shkrimet

e tyre kanë zgjuar interesim të madh në qarqet e huaja

letrare, por janë shndërruar në idhuj në qarqet periferike

evropiane të letërsisë. Duke i imituar idhujt e periferisë mediokritetet

e periferisë me të drejtë shpresojnë se me shkrimet

e tyre do ta befasojnë lexuesin e mjedisit të vet. Mediokritetet

e këtilla, zakonisht, i imitojnë format kompozicionale,

11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!