09.09.2013 Views

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR - Syri 3

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e tyre janë Ahasferë, që ishin të mallkuar jo prej zotit, po

prej djajve të ulur në postet drejtuese. Kështu, për shembëll,

poeti më i madh italian i të gjitha kohërave, Dante Aligieri,

është detyruar t'i kalojë shumë vite si mërgimtar në Francë

dhe ka vuajtur se do të vdesë pa e parë edhe një herë Firencën

e tij të dashur; poeti i madh francez, Viktor Hygo, ka jetuar

afro njëzet vite i mërguar në një ishull të Lamanshit dhe ju

ka lejuar të kthehet në atdhe vetëm atëherë kur e kishte

njërën këmbë në varr; Dostojevski, Çernishevski dhe një

numër i tërë shkrimtarësh rusë të shekullit të kaluar janë

kalbur me vite nëpër kazamatet e pushtetit carist; prozatori

i shquar francez, Emil Zola, në vend të kujdesit shtetëror

për jetën e tij është gjetur i helmuar me gjithë të shoqen

prej rojtarëve të pushtetit; prozatori dhe dramaturgu i

shquar rus, Anton Pavlloviç Çehov, është sjellë i vdekur

prej vendshërimit deri në Rusi në një vagon mes peshqve,

kurse Fransoa Vijoni është përfaqësuesi më tipik i armatës

së shkrimtarëve që kurrë s'e kanë ngirë barkun si duhet.

Në qoftë se e kanë pësuar kështu disa prej shkrimtarëve

të shquar, atëherë si do ta kenë pësuar shkrimtarët më të

vegjël! Në qoftë se e kanë pësuar kështu shkrimtarët e letërsive

të mëdha, ku edhe dinë ta çmojnë fjalën e shkruar dhe

shkrimtarin, atëherë si do të kenë mundur ta pësojnë shkrimtarët

e letërsive të vogla! Natyrisht, shumë më keq.

I varfëri, zakonisht, nuk di ta çmojë pasurinë që mund

ta ketë një ditë. Kush ka dëshiron të ketë akoma më shumë

e kush nuk ka sa i duhet, atëherë më lehtë heq dorë edhe

prej asaj që e ka. Kjo është një logjikë e çuditshme në jetën

njerëzore. Të shumtën e herave këtë logjikë ka edhe qëndrimi

i disa bashkëkohësve ndaj shkrimtarëve të gjallë.

Megjithëse në letërsitë e popujve të vegjël jo rrallë nuk dinë

t'i çmojnë sa duhet as shkrimtarët e mëdhenj të vdekur,

prapë ata i çmojnë më tepër se ç'mund t'i çmojnë shkrimtarët

e mëdhenj të gjallë. Në mjediset mikroborgjeze, sikundër

ështc yni, ku njerëzit vuajnë prej paragjykimeve dhe

kufizimeve të ndryshme të trashëguara dhe të fituara, nuk

mund ta çmojnë dhe duan sa duhet fqiun, që dallohet prej

tyre me prirjen e vet. Në këto mjedise mund ta duan ilakanë

dhe ta çmojnë vetëm të huajin që nuk e kanë parë, që nuk

5 Panteoni i rralluar 65

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!